E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulqini: Marrëdhëniet qeveri - media shqetësuese

Musa Ulqini, anëtar i Komisionit Parlamentar të Medias reagoi sot për dhunën e ushtruar ndaj zëvendës kryeredaktorit të gazetës "Albania".Ulqini deklaroi se qeveria duhetë të distancohet nga dhuna fizike e ushtruar mbrëmë mbi zëvendës kryeredaktorin e gazetës "Albania" dhe të ndalojë dhunuesit. Sipas tij " Klima e marrëdhënieve të qeverisë me mediat, po jep shenja shumë shqetësuese acarimi, në dëm të lirisë së shtypit, në kushtet kur dhunohen gazetarët e kur media të pavarura kërcënohen në ekzistencën e tyre, me nxjerrje arbitrare nga godinat e punës. Të gjithë e dimë se njeriu që duhet të përgjigjet, quhet Sali Berisha", theksoi anëtari i Komisionit Parlamentar të Medias, Ulqini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›