E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkel urdhrin e gjykatës, keqtrajton sërish të shoqen

Policia arreston Luan Ndreun, pasi akuzohet për dhunë sistematike ndaj të shoqes

TIRANË- Urdhri i gjykatës për t’i qëndruar larg shtëpisë së bashkëshortes nuk e ka penguar një 37-vjeçar të ushtrojë sërish dhunë në familje. Megjithëse Gjykata kishte vendosur që Luan Ndreu të mos i afrohej gruas së tij, ai jo vetëm që ka thyer vendimin e gjykatës, por madje ka ushtruar edhe dhunë ndaj bashkëshortes. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur Ndreu, banor në Institutin Bujqësor të Kamzës në Tiranë ka keqtrajtuar gruan e tij. Rreth dy javë më parë, kjo e fundit kishte denoncuar dhunën sistematike të bashkëshortit të saj ndaj edhe gjykata dha urdhër për mbrojtjen e saj. Por ky vendim është thyer dy ditë më parë prej 37-vjeçarit, i cili ka shkuar në banesën e tij dhe ka fyer e goditur me grushta në kokë, pa ndonjë shkak gruan. Menjëherë policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti në banesë dhe shoqëroi Ndreun, të cilit i është komunikuar masa e arrestit për veprat penale të “dëmtimeve të tjera me dashje” “fyerjes” dhe “pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. Për këto vepra penale ai do të përballet me gjykatën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›