Kthehen për rishqyrtim dy kapituj
Kapitulli i politikës dhe drejtësisë në pyetësorin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë po rishikohet. Shkak janë bërë përgjigjet tepër të gjata të ekspertëve të dikasterit të Drejtësisë, të cilët po merren me plotësimin e këtyre dy kapitujve kyç. "Sepse përgjigjet janë shumë të gjata, ato kanë nevojë të shkurtohen. është e nevojshme në këtë kuptim dhe Ministria e Drejtësisë i ka marrë masat. Ka finalizuar pjesën e saj në logjikën, jo thjesht atë të përgjigjeve të gjata, por të qarta, koncize dhe sintetike. Qenia më konciz, më sintetik dhe më i qartë i shërben edhe një leximi më të mirë edhe nga pala evropiane" tha Florian Nuri, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. Megjithatë sipas Ministrisë së Drejtësisë, 2 kapitujt e redaktuar do të kalojnë se shpejti në Këshillin Ndërministror.