E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi kapiteni i ri i Argjentines

Alejandro Sabella, trajneri i kombëtares argjentinase të futbollit, ka vendosur që kapiteni i ri i Argjentinës do të jetë Lionel Messi.

Në këtë mënyrë, ylli i Barcelonës do t’i marrë shiritin shokut të tij në ekipin spanjoll, Javier Mascheranos.

Lajmin e ka bërë të ditur Sabella para se të udhëtonte në Kalkuta, ku do të drejtojë Argjentinën për herë të parë në ndeshjen ndaj Venezuelës ditën e premte.

Messi ka mbajtur më parë shiritin e kapitenit në kombëtaren “albiceleste” në takimin ndaj Greqisë në botërorin e vitit 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›