E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehet dërgata edviniste nga SHBA, por mungon administratori i pasurive të padeklaruara të Edvin Ramës

Gazeta “55” pat paralajmëruar mundësinë e moskthimit nga SHBA të Dritan Agollit, “kandidatit për azilant korruptiv”

Dërgata e Edvinit në SHBA-të, është rikthyer në atdhe, por sikurse ishte paralajmëruar, është rikthyer e cunguar. “Delegacionit të kotësive”, të kryesuar nga Edvin Rama, dhe të përbërë edhe nga Erjon Veliaj, Fidel Ylli dhe Dritan Agolli, nuk i është bashkëngjitur në kthim, ky i fundit, Dritan Agolli.
Gazeta “55” e kishte paralajmëruar më herët mundësinë e moskthimit nga SHBA-të të Dritan Agollit, “kandidatit për azilant korruptiv”.
I konsideruar si njeriu më besnik, që mision parësor ka administrimin e pasurive të Edvinit, Dritan Agolli, më se një herë është shumëpërfolur për rolin e tij në lëvrimin e 20 përqindëshave, që Edvini merrte nga akordimi i lejeve të ndërtimit. I ndërgjegjshëm për këtë konsumim të tijin, Agolli i cili e ka kuptuar se e ka bërë baltë me fshehjen e shkresave të pasurive në të holla apo të patundshme të Edvinit, ky, nga ana e vet, ka shfrytëzuar vizitën në SHBA si një rast të mirë për ta lënë përgjithmonë në SHBA, Dritan Agollin, i cili tashmë ka rastin më të  mirë të përfitojë një të drejtë “azili korruptiv”, meqenëse mund të ketë rast të vërtetojë se ka dyshime se në Shqipëri nuk do të ketë mundësi që t’i garantohet një gjyq i drejtë për hyneret e tij korruptive, në shërbim të kryebashkiakut Edvin Rama.
Prej ditësh, Edvin Rama, është bërë midis të tjerave edhe objekt i sulmeve për shkak të pasurisë së fsheurr pej tij, deri në ekstrem sa sot, pas kthimit nga SHBA, i bie që të jetë një i varfër, për shkakun e thjeshtë se edhe ato 400 mijë lekë që kishte në llogarinë e tij, sipas deklaratës së pasurisë, i ka prishur në udhëtimin në kontinentin amerikan.
Por, atë që ai mendon nga pozitat e strucit, se duke fshehur kokën nuk duket pjesa tjetër e trupit, Edvini ka zgjedhur të “degdisë” në SHBA, administratorin e pasurive të tij, Dritan Agollin, me shpresën se hetimet për pasurinë e tij, nuk do të mund të kapërcejnë Oqeanin, për të mbërritur te “kasaforta”, ku fshihen provat që tregojnë se kryebashkiaku i Tiranës, nuk është një i vobektë, por përkundrazi...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›