Edi Rama, monstra e përmbytjes
Në Tiranë duhet të nisë lëvizja për çlirimin nga monstra që po e shkatërron. Pas përmbytjes së mbrëmshme, qytetarët deklaruan se Edi Rama ishte Dritan Dajti i bashkisë së Tiranës, njeriut që po vriste rrugët dhe infrastrukturën e kryeqytetit. Shkatërrimi i kanaleve të ujrave të zeza është një tjetër bombë me sahat, që rrezikon të shpërthejë, në rast se në krye të qeverimit të kryeqytetit, do të mbesë njeriu që u përzu nga SHBA-ja pa asnjë takim zyrtar. Nisma i takon qytetarit dhe opinionit publik, por përgjegjësi duhet të marrë edhe klasa e re politike, e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit
Nuk kanë të ndalur zezonat që po ndjekin kryeqytetin tonë, qëkur Edvini, ka vendosur në mënyrë fashiste ta ndëshkojë atë, pse nuk e ndihmoi të shpëtonte nga pensioni i parakohshëm politik, që i dhanë zgjedhjet e 28 qershorit. 30 minuta shi kanë sjellë mbrëmë kataklizmonë në rrugët e Tiranës. Shumica e lagjeve të tij janë përmbytur tërësisht, kanë mbetur pa drita për shkak të këputjes së linjave, ndërkohë që banorët, me erën e fekaleve janë kujtuar se po afron edhe bomba me sahat, një shpërthim masiv i kanaleve të ujrave të zeza. Zona të tëra, si Blloku, Komuna e Parisit, 21 dhjetori, Don Bosko, Rruga e Elbasanit dhe Selita kanë ndjerë mbrëmë se po jetojnë në darën hakmarrëse të njeriut që fare mirë mund të cilësohet si monstra e përmbytjes. Dhjetëra dëshmi mund të citojë gazeta me protestat e ligjshme të banorëve të kryeqytetit, por tashmë përmbytja ka ndodhur para syve të të gjithëve e me të vërtetë nuk ia vlen që të zbritet tek një moment, për të cilin të gjithë jemi në unison: Edvin Rama është përgjegjësi i vetëm për letargjinë që po përjeton kryeqyteti shqiptar dhe është në përgjegjësi të ekzekutivit që të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për t’i shpëtuar kryeqytetasit nga dara antiqeverisëse e tij. Shkatërrimi me lejet e ndërtimit, bllokimi i çfarëdolloj nisme private, moszhdëmtimi i bizneseve kur ato dëmtohen për shkak të keqqeverimit të bashkisë, dhe ç’është më e keqja edhe shndërrimi i institucionit të bashkisë në një gjobëvënëse të mirëfilltë për interesa klanore e okulte të Edvinit kanë shënuar mbrëmë apogjeun me përmbytjen masive, mbetjen pa drita dhe shkatërrimin e pjesshëm të rrjetit të kanaleve të ujrave të zeza. Shqipëria përjetoi ditë më parë masakrën kriminale të ikonës së krimit Dritan Dajti, por banorët e Tiranës thanë mbrëmë se Edvini ishte Dritan Dajti i bashkisë së Tiranës, ishte monstra që po e vriste kryeqytetin me keqqeverimin e tij.
Mbrëmë ai nuk u shfaq edhe pse ishte kthyer me bisht ndër shalë nga udhëtimi i tij disaditor me mikun e zemrës Erion Veliaj. Atje nuk i priti askush përveç një miku të tyre të vjetër, i njohur si eksponent i komunitetit të homoseksualëve (Artur Finkelshtajn). Njoftimet për takime e “protesta” në Departamentin Amerikan të Shtetit avulluan dhe u shndërruan në qendrimin mizor me sms, kundër policëve që humbën jetën në masakrën e Durrësit. Edi Rama e Hasan Dajti (i ati i Dritanit) e vajtuan njëlloj ngjarjen, duke shfajësuar killerin e akuzuar shtetin.
Mbrëmë monstra është shfaqur e patolerueshme më tej me mungesën e tij në publik dhe me refuzimin për të ndërhyrë në ndërprerjen e kaosit, prandaj është krejtësisht etike që të flitet për çlirimin e kryeqytetit nga monstra. Politika dhe ekzekutivi mund të kenë përgjegjësinë e tyre, por ngjan se nismëtarët e kësaj lëvizjeje çlirimtare duhet të jenë vetë qytetarët dhe përfaqësuesit e opinionit publik.