Tirana disa orë, e zhytur nën ujë, Edi Rama s’duket as një ditë pas stuhisë së natyrës
Ku është Bashkia? Ku është kryebashkiaku i saj?
Në kushtet kur kryeqyteti ishte i tëri nën ujë dhe ishte kthyer në një moçalishte e pisët, si pasojë reshjeve të shiut, Bashkia e Tiranës në një papërgjegjshmëri të plotë, jo veyëm që nuk mori asnjë masë për të ç’bllokuar kolektorët e pastrimit të ujërave, por ironizoi edhe reagimet e qytetarëve. Reshjet e shiut që nuk zgjatën më shumë se 20 minuta, e kthyen Tiranën në një kaos të vërtetë. Rrugë të përmbytura, në errësirë të plotë, uji që qarkullonte në çdo cep të pallateve, makina që nuk dinin nga të lëviznin, qytetarë që notonin në ujë në shoqëri të vetëtimave, ishte tabloja e të ditës së martë në mbrëmje. Kjo situatë tepër e rëndë dhe e vështirë për t’u pranuar nga çdo qytetar, nga çdo taksapagues, nuk merr fund asnjëherë. Përsëritet e njëjta panoramë, sa herë që bie shi, qoftë 20 apo edhe 10 minuta. Dhe kjo ndodh si pasojë e mungesës së investimeve në përmirësimin e sistemit të thithjes së ujërave, studimet e munguara urbanistike, betonizimet pa kriter, që i ka legalizuar Edi Rama, që nga dita që shkeli në institucionin e bashkisë. Pra, shkaku i gjithë kësaj është kryebashkiaku Edi Rama, i cili siç vepron rëndom, është larguar, por kush e di se ku... Pasoja është përmbytja dhe dëmet e konsiderueshme financiare që pësojnë qytetarët taksapagues. Vjel taksat në mënyrë të rregull dhe pa kompromise nga xhepat e qytetarëve, Edvini nuk u kthen qoftë edhe detyrimin më të vogël, që mund të bëjë një institucion si bashkia e Tiranës, të pastrojë dhe mos përmbytë rrugët. Si zakonisht, më rëndë nga të gjitha zonat periferike të Tiranës, e ndjeu “Komuna e Parisit”, ku lumenjtë e ujërave të zeza dhe të bardha vërshonin rrugëve automobilistike dhe trotuareve, ndërkohë që asnjë punonjës i bashkisë nuk e kishte vënë ujin në zjarr dhe t’u vinte në ndihmë banorëve, në ato kushte tepër të rënda klimaterike. Por, përkundrejt këtyre, Edvini, u faturoi qytetarëve të Tiranës, taksapaguesve të rregullt, për një qytet të pastër dhe të zhvilluar, ironinë e radhës, ‘aty të mbyteni...!’.
...