KS mblidhet sot për situatën në Kosovë
Sot ne pallatin e qelqte, ne Nju Jork mblidhet Keshilli i Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara per te diskutuar situaten ne Kosove. Autoritetet e Beogradit po përpiqen të shënojnë një fitore diplomatike, disa ditë para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të thotë fjalën e saj për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Disa orë pas protestave të dhunshme në veri të Mitrovicës te enjten e shkuar, ku mbeti i vrarë një mjek, Presidenti i Serbisë kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të mblidhet urgjentisht për të shqyrtuar situatën në Kosovë.
Presidenti i Serbise ka deklaruar se bota duhet të reagojë. “Serbia edhe njëherë po ballafaqohet me sfida të mëdha në Kosovë. Qytetarët tanë në Kosovë janë sulmuar”, shtoi Tadic. Kërkesa e Serbisë u pranua menjëherë nga Kryesuesi i radhës së Këshillit të Sigurimit, Ambasadori i Nigerisë.
Nderkaq, Kosoven sot ne Nju Jork do ta perfaqesoje, Ministri i Jashtem, Skender Hyseni. Ky diskutim ne OKB, vjen ne momentin kur eshte hedhur ideja e shkembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise.
< I mëparshmi