E Diel, 1 Nëntor 2026

Muçmataj raporton tek 'Ligjet', maxhoranca akuza ndaj tij

Gjatë seancës degjimore në komisionin e ligjeve, Kandidatit të trete për gjykatën e lartë Vexhi Mucmata, nuk i kujtohej nëse kishte hetuar cështje politike gjatë diktaturës. Zbulimi i pjesëmarrjes së tij në 2 procese ku dënimi kishte qenë me vdekje, ka bërë që deputetet e maxhorancës të shprehin hapur mosbesimin ndaj të përzgjedhurit të Topit për Gjykatën e Lartë.

"Në vitin 1986 u arrestuan, u hetuan dhe përfundimisht fundi i tyre ishte nën dhe, dini ju gjë për këtë histori?", thote Enkelejd Alibeaj. "Unë nuk kam ndonjë dijeni. Nuk jam marr me këtë person që thoni ju, s'kam pasur lidhje", u shpreh Vexhi Mucmataj.

"Një shok i asaj kohe thotë se ju keni tipare të gjaknxehtësisë, keni shfaqur tipare të gjaknxehtësisë por më vonë keni bërë autokritikë", tha Eduard Halimi, deputet i PD. "Në karakterin tim nuk ka shfaqje të tilla, jam një natyre krejt e qetë", tha Mucmataj

Gjatë pyetje-përgjigjeve në komision, prokurori Mucmataj ka akuzuar ILKDP se nuk ka pasqyruar në rregull gjendjen e tij financiare, përvec 26 % aksioner në një firmë karburantesh, figuronte pronar i disa pasurive të paluajtshme. Por pikërisht për integritetin e tij profesional, kanë ardhur vërejte në adresë të komisionit të ligjeve...

"Familja Kekezi ka një problem me shoqërinë Kastrati, pretendojne pronesine e nje karburanti. Në një ditë të bukur njëri prej pinjollëve të familjes Kekezi, e gjen veten të arrestuar nga prokuroria e Tiranës. Prokurori ishit ju, pretendon ai, që për shkak se ju kishit interesa aksioni tek shoqëria Kastrati keni ushtruar presion ndaj kundërshtarit gjyqësisht civil", tha Enkeled Alibeaj.

"Unë nuk e njoh fare rastin në fjalë, po nuk bëhet fjalë të kem vepruar ndaj këtij personi në këtë mënyrë që thoni ju", u pergjigj Mucmataj. Të mërkurën deputetët do shqyrojnë relacionet mbi 3 kandidatët për gjyqtar, për të përcaktuar më pas nëse do t'ia përcjellin ose jo seancës plenare.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›