Kthejeni Ina Ramen në krye të prokurorisë
Brenda tri ditëve ambasadori amerikan, Xhon Uidhërs, ka reaguar njëherësh me politikën, duke kërkuar ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit. Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë kanë folur dhe ata, duke përmendur faktin se nuk duhet ndërhyrë te prokuroria dhe kjo pasi i janë referuar faktit “Fazlliç” që tensionoi politikën shqiptare. Pikërisht këtij fakti që solli ngutjen, por që ishte kontroll i kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe pretendimi i Ministrisë së Brendshme për të ndjekur penalisht dy prokurorët që kërkuan arrestimin ajror të biznesmenit, lobistit apo ende më thjesht, shtetasit boshnjako-britanik Damir Fazlliç. Ambasadori amerikan mbështeste Ina Ramën, zëvendësambasadori amerikan me ambasadorë të vendeve të tjera të NATO, po dje në takim me ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ofronin përkrahje e mbështetje për anëtarësimin e plotë e kështu dhe për reformat e qeverisë. Së paku dashamirësia në ambasadën amerikane është e gjitha mbështetje dhe dy përfaqësuesit më të lartë dje e kanë bërë këtë. Por diplomati Uidhërs e quajti të pavend dhe nxitim iniciativën e Parlamentit për të ngritur një komision hetimor. Realisht, Parlamenti, ashtu si Senati apo Kongresi amerikan, mund të hetojë kur vëren mospërputhshmërinë ose përdorshmërinë e cilitdo institucion jashtë dëshirës ligjore. Shpesh Kuvendi, nga ku prodhohen të gjitha pushtetet, bën mirë të ngutet dhe të marrë vendime për institucionet që nuk bëjnë detyrën dhe Parlamenti ka maturinë e çmimit. Edhe Ina Rama kërkoi asistencë ndërkombëtare për të hetuar aksidentin “Trebicka” dhe në këtë rast SHBA-ja dha kontributin e çmuar me ekspertin e tyre që ndihmoi shumë prokurorinë shqiptare, por që solli version të njëjtë me atë të institucioneve tona, përfshirë dhe Ministrinë e Brendshme.
Por mendoj se më herët duhet thënë që përplasja, po i vumë këtë emër ngjarjes së arrestimit ajror të Damir Fazlliçit, ka të bëjë më shumë me draftin për prokurorinë dhe nismat e tjera ligjore që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, që bashkëpunon me EURALIUS dhe OPDAT, asistenca e BE-së dhe SHBA-së. Në raundin e parë të kundërshtisë së iniciativave të Enkelejd Alibeajt, u hodh Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që realisht duhet përmendur se pas librit të bardhë nuk ka ndëshkuar shumë prodhues korrupsioni në gjyqësor. Pikërisht në atë sistem që mban vendin e parë për konsum të korrupsionit në raportet e përsëritura të ndërkombëtarëve. Nëse i bëhet një skaner nepotizmit në drejtësi, thuhet hapur se ai nuk ka lëshuar aspak terren në drejtim të pavarësisë së tij dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka punë për të bërë.
Në raundin e dytë, ku sërish Ministria e Drejtësisë po zbaton kalendarin për të inspektuar institucionin e prokurorisë, nuk është aspak e papranueshme që organi i akuzës të marrë inat nëse nuk ka asgjë për të fshehur. Qoftë zëvendësprokurori apo prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme mund të kishin shkëmbyer dokumentacionin përkatës me Ministrinë e Drejtësisë, nëse nuk kishin porosi tjetër nga eprorja Ina Rama. Ministria e Brendshme është treguar në kërkesën e saj vartëse e Prokurorisë së Përgjithshme, duke respektuar nenin 308 që e ka përdorur dhe paraardhësi i Ina Ramës, ish-prokurori Theodhori Sollaku, ku përmendet fakti që në një hetim normal personi që duhet kontaktuar nga hetimi, duhet njoftuar tri ditë përpara. Dikush, diku, besoj se po ushtron presion mbi prokuroren e përgjithshme me një dosje për një dosje dhe kjo vihet re në daljen e saj të sforcuar para medias. Po sikur ajo që ka përmendur boshnjako-britaniku dhe që është korrektuar nga “Klani” t’i thuhet edhe prokurorisë të arkivohet brenda dosjes, a do të përbëjë kjo vepër penale për të shumëkërkuarin mediatik? Dhe si për dreq, në çdo prag fushate elektorale ndodh nga një çudi me liderin e së majtës që atë e irriton, dhe këtë herë Ina Rama duhet të kthehet. Të kthehet te dosja, tek hetimi, tek veprat penale që kanë konsumuar të gjithë “Fazlliçët”, por mos të ndalet në inatin ajror të arrestimit që nuk është procedurë e saj, sepse kjo merr ngjyrë elektorale dhe pa dashje na bën të mendojmë se këtu kemi të bëjmë me përfshirje në zgjedhje në trafik politik të institucioneve të pavarura.
Ina Rama është votuar majtas dhe djathtas në Kuvend me marrjen e detyrës si shefe e institucionit të akuzës dhe është ndier e padetyruar nga askush prej politikanëve sipas deklarimeve që ka bërë. Ndërsa tani ajo është ndier e detyruar të ngutet ose të pranojë ngutjen e kolegëve të saj, pasi ndërkombëtarët janë informuar vetëm mediatikisht ose nga ata hetues që kanë bërë veprimet dhe i kanë mbrojtur për mënyrën se si kanë funksionuar. Fazlliçi pasi është larguar nga Rinasi, ka shkuar në Krans Montana në takimin e kryeministrave dhe bizneseve më në zë të kontinentit, ndërsa në Tiranë kërkohej për vepra penale që shkonin deri në mafioze, sipas shtypit të majtë dhe prokurorisë së pavarur që në ato 13 minuta pas ikjes, kishin rënë në një mendje.
Kur Ina Rama po kalon tetë muaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, vihet re një harresë e saj për shumë dosje që janë lakuar në shtyp më shumë se gjatë, ndaj është koha e nevojshme që ajo të kthehet në krye të institucionit. Në daljen e saj të rrallë për shtyp, në analizën nëntëmujore të institucionit, Ina Rama tha në pritshmërinë e qytetarëve se do të hetohet gjithkush. Pra, për të realizuar këtë, prokurorja e përgjithshme duhet të hetojë Fatmir Mediun për ngjarjen që e ka lënë pa imunitet, por duhet të hetojë dhe ministrat socialistë të mbrojtjes që e kanë gatuar Gërdecin rregullisht dhe janë pjesë e tregtisë së armëve në shumë vite. Duhet të hetojë ministrin Lulzim Basha që është pa imunitet, por nuk duhet të lërë pa hetuar dhe ish-ministrat e tjerë që taksën e asaj rruge e kanë çuar kudo nëpër xhepa dhe jo si Basha që i dërgoi në rrugën që po shkon drejt përfundimit. Duhet të hetojë dhe tenderat e pafund të ish-qeverisjes për të cilët ka dosje në prokurori, por bashkë me këtë duhet të kërkojë dhe heqje imunitetesh për të paktën pesë ose gjashtë deputetë të PS-së. Duhet të kërkojë dhe shfuqizimin e vendimit dhe të urdhrit të brendshëm të ish-prokurorit Theodhori Sollaku për armëmbajtje pa leje që ndryshoi vetëm për të liruar djalin e Gramoz Ruçit, i cili u akuzua për armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Duhet të vlerësojë dhe kërkesën ish-prokurorit Arben Rakipi që kërkonte imunitetin e deputetit Dritan Prifti. Duhet të hetojë Mihail Delijorgjin pa u bërë merak se do të duhet të shkojë në Bashkinë e Tiranës për të sekuestruar lejet për mbi 30 pallate që janë në ndërtim, e mbase të vërë dhe sekuestro mbi këto pasuri. Por kjo do të nervozonte më shumë Edi Ramën se prek sektorin e tij të lejedhënies ndërtimore dhe puna e pambaruar ngjan si një pazar i pambyllur. Dhe shpejt besoj se kjo do ta bënte atë të akuzuar nga forca politike që e mbron sot dhe prokurorja është në dilemë, pasi vartësit e saj i dinë më mirë se ajo dosjet e vjetra, pikërisht sepse janë më të vjetër në detyrë në atë institucion sesa shefja e tyre.
Ina Rama për të bindur për pavarësinë e saj, mund të ndikojë që procesi gjyqësor në ngarkim të Jasim Kaadisë, Aby Rayan Abdyl Latif Saleh, që ka dy vjet që vazhdon, të mbarojë më shpejt sesa vite hetimi e gjykimi, sepse janë miliarda euro pasuri që dikush diku ka interes të mos shkojnë në llogari të shtetit por të përdoren ende në funksion të grupeve të caktuara dhe me mbështetje të fortë politike. Mund të jetë më e vendosur të sekuestrojë pronat e Aldo Bares, të vëzhgojë nëse administratorët e vjetër të pasurive ende nuk kanë lënë vendet e ortakëve të mëparshëm. Mundet që të hetojë për pronat e krimit që duhen sekuestruar dhe më pas pavarësia do të na serviret dukshëm.
Po të bëjë disa nga këto, Ina Rama do të na bindë se është kthyer në krye të prokurorisë së pavarur, madje mund të bindë dhe ndërkombëtarët se Ministria e Brendshme që i ka arrestuar shumë prej këtyre personazheve të botës së krimit, Ministria e Drejtësisë që po monitoron zbatueshmërinë e ligjit të dikurshëm nepotik, nuk po përplasen me prokurorinë, por me produktin e dosjeve të saj. Ina Rama e ka shansin të kthehet në krye të prokurorisë, duke mos u përplasur me asnjë dosje, të paktën Kryeministri Sali Berisha e ka votuar kur është emëruar, e ka pagëzuar dhe Silvia Konti, pastaj ka mbajtur anën e saj e jo të dy ministrive të tij në gjoja përplasjen, duke e ftuar të hetojë çdo gjë deri në fund, mjafton të ketë vullnetin. Ndaj prokurorja e përgjithshme është e vetmja që mund të tregojë se nuk anohet në asnjë adresë tjetër vetëm se drejt pavarësisë dhe për këtë duhet falënderuar ambasadori amerikan, Xhon Uidhërs, që kërkon ruajtjen e pavarësisë së institucionit që ka gjithë këto dosje për të hetuar.