Kera Dioguardi, një shqiptare me rrënjë tek “Amerikan Idol”
Intervistë me artisten me origjinë shqiptare, Kera Dioguardi. Artistja me origjinë shqiptare, Kera Dioguardi, është një ndër kompozitoret më të njohura të muzikës pop në Amerikë. Ajo është emëruar disa herë për çmimin prestigjioz “Grammy” dhe në korrik të këtij viti, spektakli "American Idol" i televizionit “Fox News” e përfshiu në jurinë e tij, një ngjarje e rëndësishme për karrierën, pasi kjo është ndër shfaqjet më të shikuara në Amerikë
Kera Dioguardi, një shqiptare me rrënjë tek “Amerikan Idol”
Artistja me origjinë shqiptare, Kera Dioguardi, është një ndër kompozitoret më të njohura të muzikës pop në Amerikë. Ajo është emëruar disa herë për çmimin prestigjioz “Grammy” dhe në korrik të këtij viti, spektakli "American Idol" i televizionit “Fox News” e përfshiu në jurinë e tij, një ngjarje e rëndësishme për karrierën, pasi kjo është ndër shfaqjet më të shikuara në Amerikë. Kera Dioguardi erdhi në Nju Jork për të marrë pjesë në një mbrëmje solemne të komunitetit italian, ku ndodheshin personalitete të tilla si ish-guvernatori i Nju Jorkut, Mario Cuomo, sekretari i Marinës, Donald Winter dhe ylli i futbollit italian, Paolo Rossi. Kera Dioguardi qëndron prapa suksesit të shumë prej yjeve të muzikës pop, por hyrja në jurinë e spektaklit "American Idol" po e nxjerr atë vetë në skenë, duke i dhënë një shtytje të fuqishme karrierës së kësaj kompozitoreje dhe këngëtareje të talentuar. Ekipi i "American Idol" po udhëton këto ditë në të gjithë Amerikën në përgatitje të edicionit të ri që do të fillojë në muajin janar.
Sa e ka ndryshuar jetën tuaj fakti që ju jeni tani pjesë e spektaklit të famshëm televiziv, “American Idol”?
Jam duke përfituar plotësisht nga programi “Frequent Flier”. Po grumbulloj miljet e fluturimeve, sepse kemi fluturuar nëpër të gjithë Amerikën – nga Porto Riko në Kansas City. Është një punë e mrekullueshme dhe jam e bekuar që e kam.
Sa e vetëdijshme jeni për origjinën tuaj shqiptare?
Në fakt jam shumë e vetëdijshme për rrënjët e mia shqiptare. Më kujtohet kur isha e vogël, kisha një stërgjyshe, të cilën e quanim në shqip “Gjyshe Hunda”, për shkak të hundës së madhe që kishte. Gjithnjë dëgjoja të flitej për këto rrënjë. Kisha një gjyshe nga ana e nënës, e cila ishte plotësisht shqiptare dhe po ashtu edhe gjyshi nga ana e babait. Pra, jam e vetëdijshme për origjinën time shqiptare.
Por ju nuk keni qenë ndonjëherë në Shqipëri...
Jo. Më kanë kërkuar të shkoj, për të marrë pjesë në jurinë e një konkursi këngësh. Për fat të keq, nuk e di nëse do të mund të shkoj këtë vit për shkak të programit “American Idol”. Për sa u përket artistëve shqiptarë, kam punuar me një këngëtare të quajtur Genta Ismajli, me të cilën kam bërë dy këngë dhe vazhdoj ta ndjek karrierën e saj. Ishte një përvojë e mirë. Ajo kishte një zë shumë të mirë dhe nuk kishte dhe aq probleme me akcentin. Ajo e do shumë muzikën dhe e ka shumë pasion. Nuk është vështirë të shikosh se ajo e dashuron këngën.
Ju punoni me këngëtarë ndër më të njohurit e muzikës pop. Me cilët e keni më të lehtë të bashkëpunoni?
E kam më të lehtë me ata që janë vërtet këngëtarë të mëdhenj, kjo nuk diskutohet. Më pëlqejnë ata që mund të këndojnë me një diapazon nga shumë i ulëti tek më i larti, që kanë zëra dhe tonalitete të veçantë. E tillë është për shembull Christina Aguillera, një këngëtare e jashtëzakonshme, apo Celine Dion, për sa i përket diapazonit. Por ka edhe këngëtarë me ton mjaft të mirë, gjë që e bën të shitet këngën po aq shumë, sepse ata kanë identitetin e tyre. Pra, çdo këngëtar ka diçka të ndryshme, disa kanë diapazonin e gjerë, të tjerë kanë veti dhe cilësi unike, siç është Britney Spears, të cilën kur e dëgjon e kupton menjëherë se cila është. Jam e lumtur që kam rastin të punoj me disa nga këngëtarët më të mirë.
Shumë njerëz në të gjithë botën përgatiten t’ju shohin në janar, kur ju do të dilni në “American Idol”. ǒrol luajnë emocionet në këtë rast?
Patjetër që kam pasur emocione tani që është fillimi. Sepse po hyj në një juri me 3 gjyqtarë, të cilët kanë qenë së bashku për 7 vjet, mjaft të lidhur me njëri-tjetrin dhe që kanë realizuar një punë të shkëlqyer, duke e bërë “American Idol” spektaklin numër një. Shpresoj se Amerika do të më pranojë dhe mendoj se ata do të arrijnë në përfundimin, se edhe unë kam diçka të re për të sjellë në tryezë.
Si janë marrëdhëniet tuaja me anëtaren tjetër të jurisë, Paula Abdul?
Shumë të mira. Në fakt, Paula ka qenë një nga njerëzit e parë që pati besim tek unë në fillimet e karrierës sime. Pasi dëgjoi një disk timin, ajo u shpreh se dëshironte të punonte me mua. Shkruam së bashku një këngë me titull “Spinning Around”, e cila u bë kënga ime më e mirë në klasifikimet ndërkombëtare. Anëtarin tjetër të jurisë, Randy Jackson, e njihja, e kisha parë nëpër studio. Është një muzikant i jashtëzakonshëm, ndërsa me Simon Cowell u njoha më vonë, pra tani. Tani e njoh mirë se cili është...
Babai juaj, Xho Dioguardi, është politikan, ish-kongresmen. A ju ka mbështetur sa duhet në karrierën tuaj, apo ka qenë tepër i zënë me politikë?
Në fillim ai ndoshta dëshironte që unë të bëhesha këngëtare. Ky nuk ishte plotësisht drejtimi që unë do të dëshiroja, por më në fund unë e gjeta vendin tim si kompozitore dhe producente, si dikush që qëndron në prapaskenë. Pra, pata një karrierë të suksesshme dhe ende vazhdoj të kem. Sa herë që dëgjoj të interpretohet ndonjëra prej këngëve të mija, e ndjej veten krenare që dikush tjetër ndodhet aty duke kënduar fjalët dhe meloditë e mia. Është diçka që të mbush me kënaqësi.
Ju keni një zë të shkëlqyer. Si shpjegohet që këngët tuaja i këndojnë vetëm të tjerët, përse nuk i këndoni vetë?
Është e vështirë për ta shpjeguar. Mund të jesh këngëtar dhe të mos bëhesh kurrë i pëlqyer. Ndërkohë, ka shumë kompozitorë të suksesshëm që janë këngëtarë të shkëlqyer. Është thjesht çështje fati. Unë megjithatë ndjehem shumë me fat që ende jam në biznesin e muzikës, sepse kjo ishte në fund të fundit ajo që unë doja të bëja, doja të merresha me muzikë, të shprehja emocionet e mia. Megjithëse do të dëshiroja të interpretoja në skenë, unë përsëri këndoj në studion time vazhdimisht.
Do ta ndërprisni punën si kompozitore tani që jeni angazhuar në “American Idol”?
Jo, jo. Thjesht nuk jam marrë dhe aq kohët e fundit, për shkak të kufizimeve në kohë që kam me spektaklin “American Idol”. Jam ndërkohë pronare e një kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punoj në firmën “Warner Brothers”.
E keni të vështirë të jetoni me famën, me statusin e një personaliteti të njohur?
Nuk kam rastin ta përjetoj ende këtë, kjo do të shihet, por mendoj se... Nuk e di se ç’do të ndodhë, nuk e di nëse do të bëhem e famshme, nëse njerëzit do të më pëlqejnë ose jo. Dua të jem vetvetja, të bëj atë që bëj tani, ta jetoj çdo ditë plotësisht. Nuk përpiqem të jem më entuziaste se ç’duhet. Përpiqem t’i gëzohem punës dhe të bëj sa mundem.