"Interesohem nga Elbasani per skanerin"
Interesimi, per kryerjen e nje skaneri per bashkeshorten, ka qene i perditshem dhe intensiv. Megjithese ka arritur te mbaroje pune brenda dites, Markut i eshte dashur me shume se nje muaj qe te arrije te "rregulloje" orarin dhe diten per kryerjen e ketij ekzaminimi te vecante. E ndersa pret pergjigjen e bashkeshortes, 50-vjecari, nga qyteti i Elbasanit, tregon per telefonatat e pafundme qe ka kryer per te gjetur orarin dhe diten e pershtatshme. "Sot (dje) kam ardhur nga Elbasani dhe po pres per te marre pergjigjen e skanerit te bashkeshortes. Megjithese e kisha viziten e planifikuar dhe ekzaminimin qe futej ne llojin e "urgjencave", tha per gazeten "KJ", Mark Qosja. I eshte dashur te kaloje disa ore per pritjen e radhes, ndonese kartelat mjekesore jane futur te mjeket qe ne oret e mengjesit. Pas kryerjes se ekzaminimit se bashku me bashkeshorten, Marku ka qendruar edhe per nje ore per marrjen e pergjigjes. Nderkohe qe me dhjetera paciente te tjere presin radhen prej ditesh, sepse jane urgjencat dhe te semuret e spitalit, bejne qe listat e planifikimit te ndryshojne nga momenti ne moment. Pacientet, te cilet ende nuk e kane kryer kete ekzaminim, nuk llogarisin rrezatimin qe mund te marrin, por qendrojne ne ambientet e brendshme, ku vetem nje mur i ndan nga aparatura rrezatuese. Kurse ata qe kane "mbaruar pune" dhe presin pergjigjet, jane me te sjellshem dhe presin ne korridoret e jashtme te pediatrise.