E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthim i suksesshëm i mexosopranos Bytyqi

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 10:05

Të martën mbrëma, mexosopranoja kosovare, Ardiana Bytyqi, mbajti një koncert recital në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Interpretimi i veprave të zgjedhura nga literatura botërore e muzikës vokale u shoqërua në piano nga Neritan Hysa. Ky është koncerti i parë i Bytyqit pas kthimit në Kosovë dhe aktivitetit në skenën gjermane të muzikës klasike.

Ardiana Bytyçi shkollimin për operë e përfundoi në Detmold (Gjermani), ku për pesë vjet studioi te profesoresha Caroline Thomas. Gjatë studimeve interpretoi në Itali, Zvicër, Gjermani etj. Bytyqi bashkëpunoi me teatrin Operen Werk Stdt am Rhein dhe me shoqatën e artistëve shqiptarë Onufri, nga Vjena. Veçohet edhe suksesi i saj në garën prestigjioze Hans Gabor Belvedere (në Vjenë), duke u kualifikuar ndër 20 më të mirët në mesin e 3,500 konkurrentëve.

Ndryshe, koncerti i organizuar nga DAM Festival është pjesë e synimit të bordit të festivalit për të shtrirë aktivitetin gjatë gjithë vitit. Mysafiri i radhës i DAM Festival (në shtator 2011) do të jetë kori Romeo and Julia, një ansambël ky vokal i Teatrit Mbretëror të Dramës në Stockholm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›