E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojë për të gjithë

Të martën në Mitrovicë u hapë festivali për fëmijë 'Lojë për të Gjithë’ (Play For All). Nga Express më 11 maj 2011 në ora 10:08

Edicioni i vitit 2011, i festivalit për fëmijë Play For All, filloi të martën në Mitrovicë.

Edhe sivjet mijëra fëmijë do të kenë mundësi të pjesëmarrjes në manifestimet e shumta, dhe të kënaqen me shfaqjet dhe punëtoritë e organizuara nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Aktivitete të tilla do të organizohen në gjithë Kosovën, përderisa prezantimi kryesor i festivalit do të përmbyllet në Prishtinë, në fund të muajit maj.

Play for All do të bashkëbisedojë me fëmijët edhe përmes teatrit dhe kinemasë udhëtuese, dhe përmes garave shkollore.

Ndryshe, ky festival i fëmijëve është projekt i financuar nga BE, dhe i realizuar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›