E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje të dendura, përmbyten rrugë e shtëpi. Bllokohet autostrada Lushnje-Fier

I gjithë vendi sot është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu, për pasojë rrugët janë të tejmbushura me ujë. Sot që në orët e para të ditës trafiku në Tiranë ishte i rënduar. Po kështu edhe në qytetin e Vlorës, Lezhës e Fierit, gjenden shtëpi nën ujë dhe rrugë të pakalueshme.

Një ndër akset kryesore në vend, autostrada e re Lushnjë-Fier është e pakalueshme për shkak të rënies së një masivi dheu. Ndërsa rrugët e qytetit janë vështirësisht të kalueshme, ku për pasojë kanë ndodhur edhe aksidente të lehta të automjeteve. Situata akoma më e vështirë paraqitet në fshatin Ferras të rrethit të Fierit ku 20 shtëpi janë përmbytur pas shiut të denduar që ra gjatë natës dhe po vazhdon ende.

Shirat me intensitet të lartë, të rëna thuajse pa pushim gjatë gjithë natës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, kanë bërë që pjesa më e madhe e rrugëve kryesore të qytetit të Beratittë kthehen në "lumenj", duke vështirësuar jo vetëm kalimin e këmbësorëve në to, por edhe të automjeteve. Situata e krijuar ka ardhur si rezultat i bllokimit për të disatën herë të kolektorit kryesor të ujërave të zeza.Përfaqësuesit e pushtetit vendor e justifikojnë situatën e përbytjeve nga rreshjet me mungesën e investimeve.Ndërkohë nga Vlora mësohet se janë thuajse të pakalueshme gjithë rrugët e brendshme të qytetit, kjo për shkak të punimeve që po kryhen në to. Veçojmë këtu rrugën nacionale Vlorë-Tiranë e cila për momentin është e bllokuar nga trafiku dhe e mbushur me uje. Në këtë rrugë po kryhen punime prej disa muajsh.

Një qytet tjetër problematik në kohë shirash, është Lezha. Kjo ultësire është gjithnjë në prag përmbytjeje. Sot njoftohemi se disa shtëpi në zonën e Kunes janë përmbytyr nga uji. Po kështu është i pakalueshëm aksi Lezhë-Shëngjin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›