E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i emigrantëve, 5 km radha në Kapshticë

Korçë- Edhe pse puna në sportele nuk është ndërprerë për asnjë çast, kalimi i emigrantëve në Kapshticë është ngadalësuar pas ardhjes së disa autobusëve, të cilët kanë bërë që radha e makinave të shkojë deri në 5 km.

Deri në përpunimin e autobusëve, çdo minutë që kalon shton akoma me shume karvanin e gjatë të mjeteve që presin në traun e doganës. Shtohet fluksi i emigrantëve në pikën e kalimit kufitar, Kapshticë.

Nga mëngjesi i ditës së sotme dhe deri pasdite janë regjistruar në dalje drejt Greqisë 2500 emigrantë  dhe 50 mjete. Sipas komandantit të kësaj pike kalimi, Dritan Shema, në punë janë 6 sportele  nga pala shqiptare dhe 4 nga ajo greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›