Kthimi i emigrantëve, fluks në Kapshticë dhe Kakavijë

Në pikat e kalimit Kufitar vijon fluksi i emirgantëve dhe turistëve, të cilët vijnë në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije kanë hyrë rreth 5 mijë shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 1.200 automjete shqiptare dhe të huaja.
Po ashtu nga kjo pikë kufitae kanë dalë 4.500 shtetas shqiptare dhe te huaj si dhe 1.000 automjete.
Nga ky fluks, emigrantët janë të detyrar të qndrojnë në rradhë për disa orë edhe pse pala shqiptare në hyrje punon me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje. Ndërsa nga pala greke punohet me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.
Ndërsa nga pika tjetër e kalimit kufitar në Kapshticë rezulton se në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 4000 shtetas shqiptarë dhe 1180 automjete, ndërsa kanë dalë rreth 1700 shtetas të huaj dhe përkatësisht 754 automjete.
Duke qënë se muaji gusht shënon edhe pikun e hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, më heret Policia e Shtetit ka thënë se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për të shmangur cdo incident të padëshirueshëm. Ndërsa është punuar me orientime të turistëve ndërmjet zyrave turistike.