Vodhën këmbanën 400 vjeçare, policia e Lezhës arreston 3 të rinjtë

Pas dy muajsh hetim, policia e Lezhes ka mundur te zbardhe ngjarjen dhe prangosur autoret e vjedhjes se kembanes 400 vjecare te kishes se fshatit Mërqi, aty ku eshte mbajtur edhe Kuvendi i Arberit.
Blute e komisariatit te Lezhes kane arrestuar 3 te rinj nga fshati Merqi, ndersa kane gjetur edhe destinacionin e kesaj vepre arti, e cila eshte shitur per 500 mije leke te reja ne nje shtet fqinj te vendit tone.
Burime nga policia e Lezhes kane bere te ditur se 3 te ndaluarit po pregatiteshin per vjedhjen e radhes ne nje tjeter kishe, ate te Dajcit, ndersa ndaj tyre ka nisur nje hetim i hollësishem per lidhjen e mundshme te vjedhjeve ne ngjashme ne qytete te tjera.