Makina përplas motoçikletën, në gjëndje të rëndë 1 person

Shpëton paq, pas perplasjes nga një makine, teksa ishte duke udhetuar me motoçikletë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ndërsa drejtuesi i motoçikletës, ka marrë plagë të rënda.
Perplasja ka ndodhur tek kthesa e Cërrikut, ndërkohe që policia ende nuk ka percaktuar shkakun e aksidentit, që dyshohet se mund të ketë qenë shpejtesia e lartë e automjetit.
Ende nuk bëhen të ditur indetiteti i dy drejtuesve, ndërsa mësohet se motoçikleta e aksidentuar, është me targa TR 561 C. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, në të cilën ka nisur dhe hetimet paraprake.