Vlorë, sekuestrohen 500 gr heroinë, 2 në pranga
VLORË- Policia e Vlorës ka realizuar me sukses operacionin e koduar “Rinia” gjatë të cilit u sekuestrua 500 gramë heroinë. Sipas njoftimit të policisë bregdetare janë kapur në flagrancë edhe dy persona, shtetasitAdriatik Lutaj, vjeç 20, banues në lagjen “10 Korriku” dhe Rikelv Alimuçi, vjeç 23, banues në lagjen “10 Korriku”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Adriatik Lutaj shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Vlorës.
Mbas kontrollit fizik që ju bë në orën 18:00, në lagjen “Isa Boletini” ju gjet një pako me pluhur e dyshuar si ajo e llojit heroinë me peshë gjysëm kilogram, të cilën dyshohet ta ketë blerë te shtetasi Rikelv Alimuci. Nga konrtolli i ushtruar në banesën e shtetasit Rikelv Alimuci janë gjetur dhe sekuestruar edhe 4.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si hashash si dhe 2.1 gr pluhur i bardhë i dyshuar si kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 (tre) aparate telefonik celularë.
Mbi personat e arrestuar rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në kushtet e bashkëpunimit.
(m.a/BalkanWeb)