E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten pagesat e dëmeve gjatë këtij viti

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF, pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 877 milionë lekë, apo 67.34 % të totalit të dëmeve të paguara bruto. 

Ndërkohë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pranon se raporti i dëmeve me primet në tregun e sigurimeve është shumë i ulët. Kompanitë vijojnë të paguajnë një shumë më të vogël për dëmet e makinave, ndërsa nga ana e këtij institucioni nuk mund të bëhet asgjë për t’i detyruar këto kompani të paguajnë më tepër për dëmet. Në shumicën e rasteve, këto mbeten çështje civile, që qytetarët duhet t’i zgjidhin në mënyrë gjyqësore. 

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, në fillim të këtij viti u kërkoi shoqërive të sigurimit plotësimin e detyrimeve ligjore, lidhur me financimin e fondit të kompensimit, si dhe kryerjen e gjithë pagesave të dëmeve që mbulohen nga ky fond, sipas parashikimit të dispozitave ligjore në fuqi.

Gjatë një takimi të zhvilluar me drejtuesit e këtyre kompanive, Shehi, duke paraqitur situatën e fondit të kompensimit në tre vitet e fundit dhe gjendjen e tij aktuale, kërkoi përmirësimin e situatës lidhur me problematikën e administrimit të fondit të kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve që i përkasin këtij fondi. /Start/

                                                                                             2012-07-01 08:42
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›