Kthimi i emigrantëve, rritet numri i trageteve në Durrës

Durrës, 5 Janar, 11:20, NOA - Rritja e numrit të emigrantëve që duan të kthehen në vendet e tyre të punës ka bërë që të shtohet numri i trageteve.
Burime nga porti i Durrësit thanë për agjencinë NOA se, fluksi i emigrantëve që largohen në drejtim të Italisë ka detyruar agjencitë të shtojnë numrin e trageteve në dispozicion.
Sipas të dhënave të fundit numri i trageteve ka arritur në 11 të tillë. Për fat, edhe pse numri i emigrantëve që presin është në rritje, në port nuk janë shënuar radhë të gjata dhe vetë udhëtarët pranojnë se përpunimi bëhet shumë shpjet.
Ditët e para të këtij viti, nëpërmjet portit të Durrësit janë larguar rreth 15 mijë emigrantë, vendas e të huaj dhe rreth 2700 automjete.
Aktualisht punohet me 8 sportele dhe në dispozicion janë 11 tragete, por burime portale bëjnë me dije se në rast të shtimit të fluksit do të vihen në punë edhe të tjerë sportele.
Kurse agjencitë kanë njoftuar se janë të gatshëm të vënë në lëvizje edhe më shumë tragete.
Mendohet se data 12 janar të shënojë edhe fundin e ikjes së emigrantëve përmes këtij porti, kurse numri pritet të vijë në rritje.
a.a/NOA