Treni shtyp kalimtarin

Një tjetër i vdekur nga përplasja me trenin në Tiranë. Një këmbësor ka humbur jetën nga përplasja me trenin pranë mbikalimit të Yrshekut në segmentin hekurudhor Tiranë-Durrës.
Personi i aksidentuar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është shoqëruar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën, pasi nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda. Policia e kryeqytetit po heton shkaqet dhe rrethaneve në të cilin ndodhi ky aksident tragjik./Indeksonline/