E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku nga fishekzjarrët

Tregtimi i fishekzjarrëve ne Durrës edhe këtë vit mbetet jashtë kontrollit të autoriteteve përkatëse për cilësinë e tyre apo për përkthimin ne gjuhen shqipe. Qe nga fillimi i dhjetorit, ato shiten pa kriter ne te gjitha lagjet. Por ne asnjë pike shitjeje nuk ka një ndarje të fishekzjarrëve, lidhur me rrezikshmërinë që shfaqin kryesisht për fëmijët. Vitin e kaluar incidentet kanë qenë të shumta nga pakujdesia dhe mungesa e informacionit. Dhjetëra qytetare kane marre plage serioze gjate festimeve. Edhe pse prej vitesh ekziston një ligj, sipas te cilit duhet të kontrollohen të gjithë subjektet që importojnë fishekzjarrë, ende ne qytetin bregdetar nuk është marrë një masë e tille. Normat e lejueshme për materialet piroteknike janë të përcaktuara me ligj dhe çdo firmë para se të marrë të drejtën e importit, duhet të paraqesë listën e materialeve që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë për popullsinë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›