E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne kerkim te gjyqtarit kushtetues

/ /

NgaDENAR BIBA

Ne nje shkrim timin te para pak koheve Panorama 30.01.2010 jam shprehur publikisht ne lidhje me faktin e padiskutueshem te rendesise dhe ndikimit qe ka vendimmarrja e Gjykatave Kushtetuese duke u ndalur me gjate...

per rastin shqiptar ne politiken e vendeve ku jane instaluar per shkak te rregullimeve kushtetuese qe u japin ketyre institucioneve te drejte te vendosin ne menyre detyruese te pergjithshme dhe perfundimtare mbi interpretimin e Kushtetutes funksionin ligjberes te Parlamentit zgjidhjen e konflikteve te kompetences ndermjet pushteteve shkarkimin e Presidentit te Republikes ceshtjet zgjedhore etj. Natyrisht qe nuk eshte dhe nuk duhet te jete qellim ne vetvete i nje gjykate te tille faktorizimi i saj politik permes aktivizimit te tepruar sikunder eshte mision i saj institucional ne kuader te shtetit te se drejtes demokracise kushtetuese dhe parimeve republikane te siguroje respektimin e urdheresave te Kushtetutes ne mbrojtje te rendit shoqeror te parashikuar nga ajo.
Pikerisht ky rol unik i ketij institucioni perballe politikes nuk mund te mos nxise edhe reaksionin e kesaj te fundit ne menyre qe edhe politika te ndikoje mbi vendimmarrjen e Gjykates Kushtetuese. Formalisht ne respekt te parimit te ndarjes se pushteteve konsiderohet e papranueshme cfaredolloj nderhyrjeje qe do te kualifikohej si ndikim ne vullnetin e gjyqtarit dhe voten e tij ne lidhje me nje vendim te caktuar. Megjithate gjithkush behet lehte i vetedijshem se ndikimi i politikes mbi keta gjyqtare eshte prezent qe ne krye te heres kur meson se ata nuk zgjidhen drejtperdrejt nga populli por emerohen permes nje procedure mikse qe nis me Presidentin e Republikes i cili perzgjedh mes kandidateve potenciale te preferuarit e tij per tia referuar ne vijim Kuvendit qe jep ose jo pelqimin perfundimtar per ta.
Ne fakt gjyqtaret kushtetues jane funksionare publike te emeruar nga politika ne te gjitha sistemet demokratike te ngjashme me kete qe ne po vuajme ta bejme te zbatueshem por ajo cfare e dallon procesin mate ane te gardhit eshte se ai eshte strukturuar i tille qe te jete dhe te duket i balancuar ndermjet forcave politike qe perfaqesojne sovranin. Keshtu gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese gjermane zgjidhen proporcionalisht nga dy strukturat e Legjislatorit gjerman 8 nga parlamentaret e Bundestag qe perfaqesojne krejt RFGJ dhe 8 nga perfaqesuesit e 16 Landeve ne Bundesrat dhe me pas emerohen nga Presidenti i Federates. Per shkak te specifikave ne lidhje me formesimin dhe ate cka perfaqesojne keto dy struktura te dallueshme edhe formesimi qe ato i bejne Gjykates Kushtetuese ndonese padyshim politik serish mbetet produkt i nje vullneti shume perfaqesues. Ne France 3 presidente ai i Republikes i Asamblese Kombetare dhe i Senatit ndajne bashkerisht kompetencen e emerimit te 9 gjyqtareve te Keshillit Kushtetues. Ne Itali 15 gjyqtaret kushtetues emerohen respektivisht 5 nga Presidenti i Republikes 5 nga Parlamenti dhe 5 nga organet e Magjistratures. Ne menyre te ngjashme me sa me lart pra permes nje procedure qe implikon me shume se nje strukture te larte shteterore emerohen gjyqtaret kushtetues edhe ne Rumani e Bullgari. Sidoqofte edhe ne vende si Hungaria e Polonia ku emerimi i funksionareve ne fjale eshte eksluzivitet i plote i Parlamentit njedhomesh serish ata emerohen vetem nese marrin voten e 2/3 te deputeteve.
Ne kete kontekst krahasuar me shtete te cilave ua kemi zili nivelin ekonomik duke harruar simbiozen qe kjo ka me kulturen dhe praktiken demokratike dhe konstitucionalizmin procesi i emerimit te gjyqtarit kushtetues shqiptar me shumicen e thjeshte te deputeteve ne Kuvend rezulton qarte si ekstrem-politik vecanerisht ne nje kohe kur pas ndryshimeve te nxituara te Kushtetutes edhe Presidenti i Republikes - qe ben perzgjedhjen e tyre - eshte produkt i po te njejtes shumice parlamentare.
Deformimi per arsye te paarsyeshme i funksionit dhe pozites se Presidentit te Republikes dhe shnderrimi i tij nga faktor balancimi dhe uniteti ne nje aktor te skenes politike ushqen cdo dite e me shume idene e nje strukture te re parlamentare - senatit qe do te mundesoje rivendosjen e baraspeshave te prishura ne politiken shqiptare. Ne kushtet aktuale te mungeses se kesaj strukture Gjykata Kushtetuese merr nje rendesi te jashtezakonshme duke qene se mbetet institucioni i vetem qe potencialisht mund ti beje balle ekseseve te pushtetit prej Ekzekutivit i cili natyrshem ne demokracite aktuale dominon e menaxhon edhe shumicen parlamentare.
Rrjedhimisht eshte e qarte per cilindo qytetar qe aspiron nje Shqiperi ku respektohen vlerat dhe parimet kushtetuese se sa i rendesishem eshte gjyqtari kushtetues e per pasoje edhe procesi i perzgjedhjes se tij dhe roli unik i Presidentit te Republikes ne lidhje me kete. Jam i bindur qe te gjithe jemi ne nje mendje persa i takon faktit se emerimi i gjyqtarit kushtetues duhet bazuar mbi merita sikunder jam i bindur qe mungon nje qasje unike ne lidhje me ate se cfare ekzaktesisht kuptojme me kete si dhe me menyren sesi vleresohen ato. Natyrshem sa me e ulet te jete kultura ne pergjithesi dhe ajo demokratike ne vecanti dhe sa me i larte partizanlleku partiak aq edhe me ekstreme jane qendrimet.
Si profesionist i te drejtes kushtetuese si qytetar i angazhuar dhe padyshim nga pozita e individit te perkushtuar per institucionin e Gjykates Kushtetuese marr guximin te rendis nje sere virtytesh te cilat mendoj se duhet ti gezoje nje jurist qe te mund te plotesoje kriteret per ti lejuar ne radhe te pare vetes dhe me pas Presidentit te Republikes e ne vijim deputeteve ta emerojne gjyqtar kushtetues kulture e gjere jo thjesht juridike eksperience profesionale ne aplikimin e se drejtes integritet deshire por edhe mundesi per te qene i pavarur dhe i paanshem mencuri mendje te hapur tolerance qartesi mendimi dhe shprehjeje zell dhe kujdes mendim praktik karakter te forte dhe aftesi administrative. Nje shporte me cilesi te vyera por fatkeqesisht te pamatshme objektivisht dhe qe lene hapesira per diskrecion dhe oportunizem. Prej ketej edhe deduksioni logjik se suksesi ne perzgjedhjen e kandidateve te merituar do te varet thelbesisht nga kultura dhe karakteri i gjithkujt qe ka rol ne procesin e marrjes se vendimit per emerimin e tyre.
Personalisht do te isha gati me dhimbje sidoqofte te flijoja nje pjese te kritereve te siperlistuara vec per njerin prej tyre profesionalizmin. Edhe ne hipotezen e padeshiruar qe gjyqtari i ardhshem do te jete nje oportunist ndaj politikes dhe/ose yshtjeve te tjera te karakterit ekstra profesionalizmi do ta lejoje deri ne nje pike dhe me pas do ti thote Ndal Miqte dhe armiqte e tu femija yt dhe brezat qe do te vijne pas do ta lexojne kete qe je duke shkruar. Mendohu se cfare po ben. Lidhur me kete verej se ka nje keqkuptim me sakte padijeni ne lidhje me kuptimin e profesionalizmit ne qarqet vendimmarrese e me tej. Me lejoni tju jap nje shembull trajtimi i te drejtes se prones ne jurisprudencen kushtetuese te Sh.B.A dhe te R.F.GJ. Dallim thelbesor ndonese e drejte themelore individuale ne rastin amerikan prona konsiderohet e drejte e nivelit te dyte dhe kryesisht vetem me dimension ekonomik ndersa ne rastin e Gjykates Federale ne terma eksplicite njihet roli i rendesishem i prones private dhe garancite kushtetuese qe ajo ka. Ne konceptin gjerman prona ka dimensionin ekonomik ne krijimin e pasurise por edhe nje dimension tjeter - praktikisht primar jo-ekonomik qe lidhet me statusin moral te pronarit pasi ndihmon ne realizimin e tij si qenie humane. Cenimi i ketij dimensioni e ben Gjykaten Federale shume me te ndjeshme sesa cenimi i dimensionit ekonomik. E thene ndryshe Gjykata Supreme e Sh.B.A e trajton te drejten e prones sipas filozofise Locke-ane ndersa Gjykata Federale gjermane ne driten e liberalizmit Kant-ian. Per ta sjelle ne realitetin shqiptar para pak kohesh Gjykata Kushtetuese e Shqiperise vendosi te shfuqizoje nje nen te nje ligji i cili sipas shumices se anetareve kufizonte te drejten e prones jo ne perputhje me kriteret kushtetuese. Me vetedije ata adoptuan filozofine dhe jurisprudencen e Gjykates Federale. doja te tregoja me kete Asgje tjeter vecse qe e drejta kushtetuese eshte shume me prane filozofise se cdo e drejte tjeter e zbatuar. Se cdo vendim e kam fjalen kryesisht per kontrollin e kushtetutshmerise se akteve normative ka mbrapa tij nje filozofi te tere. Duke huazuar jashte kontekstit nje shprehje te baronit Montesquieu i cili e cilesonte gjyqtarin si la bouche de la loi goja qe i jep ze ligjit mund te them se gjyqtari kushtetues eshte goja qe i jep ze Kushtetutes. Por ne dallim nga norma ligjore norma kushtetuese eshte fleksibel pasi ka ne thelb te saj parimin dhe ky i fundit sui generis eshte i hapur per interpretim pasi ndryshe nga ligji i zakonshem qe eshte produkt i nje kohe dhe vullneti te caktuar parimi ka qene eshte dhe do te jete ai jeton me kohen. E drejta kushtetuese eshte mjedisi ku e drejta farketohet permes goditjeve te cekanit te se drejtes pozitive ius positivum mbi kudhren e te drejtes natyrore lex naturalis. Vite te tera si gjyqtar apo avokat te bejne thjesht me vjetersi pune apo ndoshta edhe jurist te shquar - kandidat potencial per ne Gjykaten e Larte por jo medoemos per ne Gjykaten Kushtetuese pasi behet fjale per dy paralele te ndryshme per dy fusha shume te dallueshme te se drejtes ndaj edhe per kete te fundit Kushtetuta kerkon kualifikim te larte ku kualifikimi duhet kuptuar si njohuri te thelluara pra pertej te zakonshmes ne te drejten kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk eshte shkalla e katert e Gjyqesorit ku cdo gjyqtar i zakonshem aspiron te perfundoje karrieren. Qe te mos perseritet me ajo anekdota qe tregohet per nje avokat te njohur i cili disa vite me pare i tha nje gjyqtari kushtetues se ... gjyqtar fakti hyre gjyqtar fakti dole nga Gjykata Kushtetuese. Ne fakt sipas Louis Favoreu ndoshta konstitucionalisti me i madh francez i shek.XX nuk eshte rastesi qe Gjykatat Kushtetuese europiane kane per anetare te tyre me se shumti profesore universitetesh apo qe 10 nga 16 anetaret aktuale te Gjykates Kushtetuese gjermane me e referuara boterisht vijne nga eksperienca te gjata akademike.
Per nje teresi rrethanash gabimisht te lejuara sipas mendimit tim Gjykata Kushtetuese aktualisht eshte ne nje situate anormale pasi 6 anetare te saj duhet te rinovohen brenda nje momenti te vetem kohor duke krijuar keshtu nje thyerje jo te zakonshme. Per sa me takon mendoj se eshte fundi i nje epoke. Pa asnje dyshim me ulje e ngritje variabla te diskutueshme por me nje rezultante te qarte pozitive. Kontributi i vendimeve te Gjykates Kushtetuese ne lidhje me pavaresine e Gjyqesorit dhe te organeve te tjera te pavarura respektimin e parimit te ndarjes se pushteteve dhe shtetin e se drejtes eshte cilesuar shprehimisht edhe nga Raportet e Progresit te Komisionit Europian per Shqiperine. De facto eshte institucioni me prestigjin me te larte ne vend.
Tashme gjyqtaret e rinj bashke me ata te tre qe do te gjejne kane ne dore te bejne epoken e tyre. Nese periudha 1998-2010 u shenjua nga forcimi i vlerave dhe parimeve kushtetuese perendimore qe mbolli Kushtetuta 98 e ardhmja uroj te shenjohet nga ruajtja e kesaj trashegimie me nje orientim te qarte per integrimin e vendit perfundimisht ne familjen europiane. Kjo eshte sfida por njekohesisht edhe baza solide prej nga ku do te fillojne gjyqtaret e rinj. Deri ate dite sfida eshte e politikes per te kerkuar dhe gjetur mes dhjetera kandidatesh ate te vertetin qe do ta meritoje te quhet gjyqtar kushtetues.
Keshilltar ne Gjykaten Kushtetuese. Lektor i te drejtes kushtetuese. Mendimet jane te autorit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›