E Diel, 1 Nëntor 2026

Ku janë Dinjo dhe Sheva?

 Theksi në shtypin e huaj, sidomos nga spanjollja “As” dhe francezja “L’Equipe” është vënë mbi përjashtimin nga 11 titullarët të Shevës dhe Ronaldinjos.

Tekniku kuqezi megjithatë e minimizon faktin: “Problemi nuk qëndron tek mënyra si interpretohen faktet, por tek vullneti. Ky është Milani që dua”. Që nënkupton, jo njerëzit, por motivimi. Një fakt i vërtetë, por motivimet, siç ka ndodhur në të shkuarën, Ançeloti vazhdon t’i kërkojë tek grupi i tij historik. Nga Gatuzo tek Sedorf, nga Maldini tek Kaka.

Qëndron fakti që tek Milani, që mposhti me një rezultat të ndjeshëm Lacion, e vetmja fytyrë e re ishte ajo e Zambrotës. Për kusurin ishin të gjithë kampionë Evrope të dy viteve më parë përveç Pirlos, jashtë për shkak të një dëmtimi dhe Inzagit, i zëvendësuar nga Borrielo.

Sa për të rinjtë e merkatos kuqezi të verës, as hija nuk po u duket. Që, po të analizohet, përkthehet në 20 minuta për Ronaldinjon dhe 25 për Flaminin, që më tepër ka hyrë në lojë për të lehtësuar Gatuzon e dëmtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›