Ku ka serbë, mund të diskutohet konflikti etnik

Pandeli Majko: “Aty ku ke pothuajse minoritet serb, aty ke influencë të qeverisë serbe, ke probleme të shtetformimit, të jetës institucionale, të cilat në një moment të caktuar mund të devijojnë, aq sa mund të diskutohet më pas. Nënvizoj se mund të diskutohet edhe konflikti etnik. Imagjinoni se ç’mund të ndodhë në këtë plan në rajonin e Ballkanit, nëse nuk do të kishim prezencën e trupave të NATO-s, Bashkimit Evropian, në Bosnjë, Kosovë e më gjerë, se çfarë reflektimesh do të kishte politika e Serbisë në bashkëpunim me atë ruse në rajon?! Pra, për momentin serbët po përpiqen të jenë të rëndësishëm si prishës të “status qosë”, që do të ndërtojë NATO-ja dhe SHBA-të”.
-Z. Majko, numërojmë çastet e fundit para anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Çfarë do të thotë hyrja e Maqedonisë në këtë aleancë veriatlantike?
Pandeli Majko: “Nëse do të kemi një futje të plotë të Grupit të Adriatikut, që do të thotë që Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia do të futen në zonën e sigurisë, kjo do të thotë se kur do të diskutohet stabiliteti apo destabiliteti, më pas i rajonit të grupit të Adriatikut, nuk do të diskutohet thjesht një stabilitet që ka të bëjë me kryeqytetet përkatëse apo me politikat përkatëse të këtyre shteteve, por do të diskutohet një politikë shumë herë më e gjerë, e cila do të ketë ombrellën e NATO-s. Kështu që, për ne si zona shpesh të tronditura nga tërmete nga më të çuditshmet, që vijnë nga jashtë dhe nga brenda, është një, nuk po e them fat, por po them është një shans historik, i cili në njërën apo tjetrën mënyrë na trokiti, jo thjesht për arsyen se dëshironim ne, por edhe se interesat e të mëdhenjve e kërkonin që kjo pjesë e rajonit dalëngadalë të futet nën ombrellën e sigurisë së NATO-s”.
-Cili ishte pikërisht interesi i fuqive të mëdha që Shqipëria të jetë anëtare e NATO-s?
“Nuk dua të them që kjo është pjesë e një historie për të vënë nën kontroll, le ta quajmë edhe influencë të plotë, një rajon i cili shpesh është ndarë në mënyrë publike dhe jopublike me interesat ruse. Tanimë për këtë rajon po diskutohen projekte, të cilat nuk janë thjesht të karakterit politik, por të karakterit ekonomik. Po diskutohen nga rrugë të rëndësishme që lidhin Lindjen dhe Perëndimin, deri tek projektet e energjetikës. Projekte të cilat ndonjëherë nuk kanë të bëjnë me kombet respektive, por kanë të bëjnë me interesat e atyre që do të furnizohen prej këtyre rrugëve”.
-Sa do të shtohet stabiliteti rajonal me hyrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, kur kemi parasysh se një nga vendet që ishte pjesë e Kartës së Adriatikut nuk mori ftesën në Samitin e Bukureshtit?
“Shpresoj që deri në sekondën e fundit të ketë një shpresë edhe për Maqedoninë, sepse në fund të fundit, një fqinj me probleme do të thotë probleme edhe për fqinjin tjetër. Por këtu kemi një histori që nuk dihet ku ta fillosh dhe ku ta mbarosh. Dua të them, kemi interesa nga më të çuditshmet, të cilat fillojnë thuajse para lindjes së Krishtit. Nuk e them këtë me ironi, por me realizim për atë që po ndodh aktualisht në rajon. Megjithatë, mendoj se në fund të fundit, integrimi hap pas hapi i rajonit do të jetë një influencë pozitive dhe mendoj se shumë shpejt kjo histori do të përmbyllet me vendosjen e plotë të rajonit nën ombrellën e NATO-s”.
-Kontesti greko-maqedonas rreth emrit siç duket ka edhe prapavijë tjetër, për shkak se edhe deri tani deklaratat e politikanëve grekë tregojnë se ata dëshirojnë të shkojnë edhe më tutje se ndryshimi i emrit të Maqedonisë, dëshirojnë të bëjnë revidimin e historisë së kombit maqedonas që jeton aty. Duket se këtu çështja e emrit është vetëm një pretekst për diçka më të tmerrshme. A mendoni edhe ju kështu? A ka gjasa që të kalohet ky problem mes palës greke dhe maqedonase?
“Për sa ua njoh unë karakterin grekëve, dhe që nuk ua njoh pak, mendoj se kjo histori do të vazhdojë gjatë. Sigurisht do të ketë negociata, do të ketë dialog lidhur me këtë, sigurisht edhe influenca e BE-së dhe Brukselit në njëri krah, dhe e Uashingtonit dhe SHBA-ve në krahun tjetër do të bëjë punën e vet, por mendoj se kjo do të vazhdojë gjatë. Por nuk mendoj se Maqedonia ka problem vetëm me marrëdhëniet me Greqinë. Ka problemin e Kishës me Serbinë, ka problemin e disa momenteve të identitetit, apo të trajtimit të gjuhës me Bullgarinë. Dhe, në fund të fundit, nëse ka një, le ta quajmë balancë, ku nuk diskutohet as çështja e identitetit, as problemet e marrëdhënieve të natyrave historike apo tregtare, por janë marrëdhëniet me Shqipërinë, me Kosovën, marrëdhëniet me shqiptarët në përgjithësi, të cilët në marrëdhëniet me Maqedoninë dhe maqedonasit duan vetëm një gjë: plotësimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe cilësinë e jetës së shqiptarëve në Maqedoni. Nëse këto realizohen, neve kanë për të na pasur mik brez pas brezi. Nëse këto nuk realizohen, kjo do të je