E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ledina Çelo me kostum plazhi në Shqipëri

Këtë vit ka ndryshuar destinacionin e përhershëm, duke zgjedhur vendlindjen e saj për të kaluar pushimet verore. Këngëtarja e njohur me banim në Angli, Ledina Çelo, ka vendosur që sivjet të pushojë bashkë me njerëzit e saj të dashur në bregdetin jonian. Pas një viti të ngjeshur me punë dhe aktivitete personale, ajo ka kuptuar se nuk mund të bëjë dot pa pushimet në plazh, pasi ato janë një terapi e mirë për tu qetësuar. Ledinës në fakt nuk i mungojnë mundësitë për të shëtitur vendet më ekzotike të botës, gjë të cilën e ka bërë edhe vitet e kaluara, por për të qenë më pranë familjes, një sakrificë e tillë, pse jo, ia ka vlejtur për këngëtaren. Ende nuk dihet nëse ajo do të prezantojë për publikun ndonjë këngë të re, por një gjë është e sigurt: sa herë që ajo shfaqet në ekranet shqiptare, bën gjithnjë bujë.

Vesa Luma

Me videoklip të ri

Këngëtarja kosovare Vesa Luma me t’u kthyer nga Egjipti, ka promovuar këngën e saj më të re. Pas një periudhe të gjatë pushimesh, ajo ka gjetur momentin e përshtatshëm për të sjellë një këngë, për të cilin ka punuar plot një vit rresht. Me hitin e ri ajo ka konfirmuar edhe bashkëpunimin me grupin “Produkt 28”, që duket se së fundmi nuk po lançojnë ndonjë hit të tyrin, po vetëm bashkëpunime. Kënga e Vesës është shumë ritmike dhe ka arritur të mbledhë rreth vetes goxha adhurues. “Ik kur të lë unë”, titullohet kënga, e cila është promovuar vetëm nëpër televizionet kosovare, por jo më gjerë. Vesës po i ecën shumë mirë edhe në aspektin privat, ku ajo vazhdon të jetë e dashuruar dhe e lumtur në krah të personit që ka zgjedhur. 

Arta Bajramit

I pëlqen të provokojë!

Nuk mund të vinte kurrsesi ndryshe edhe këtë herë këngëtarja Arta Bajrami. Ajo ka pushtuar qytetin e Prishtinës me postera gjigantë që promovojnë më shumë hiret, sesa videoklipin dhe singëllin e saj më të ri me titull “Vetëm njëherë falet një zemër”. Promovimi i këtij klipi pritet të bëhet së shpejti dhe sipas një burimi, ajo do ta bëjë këtë jo vetëm në Prishtinë, por edhe nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, duke filluar kështu një turne në të gjitha trevat ku flitet shqip. Këngëtarja sjell sërish imazhe shumë provokuese me trupin e saj, ndoshta më shumë për të treguar se nuk zhvishet për arsye të stinës, por sepse kështu e ka zakon, pasi mediat e kanë komentuar gjithmonë se ajo zhvishet së tepërmi. Në videoklipin e fundit, Arta ka pasur shumë komente për pozat pothuajse erotike në një shtrat, ndaj të cilave këngëtarja reagoi duke thënë se nuk e fsheh bukurinë e saj për asnjë arsye në botë, qoftë edhe ndaj kritikave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›