Ku na prek kriza?
Fatos Çoçoli
Shkova dje të blej mish te kasapi. Ky i fundit, në muhabet, m’u ankua se ka rënë puna fare: “Ja, shiko sa mish më ka mbetur pa shitur (e kishte banakun plot). Njerëzit nuk blejnë si dy muaj më parë. Nuk e di ç’po ndodh. Është kjo kriza, me sa duket”, përfundoi ai. Të njëjtën ankesë e gjen te shumica e dyqanxhinjve të Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit. Një bos i tregtisë së makinave të reja me kilometrazh zero shprehet se edhe shitjet e këtyre makinave kanë rën Pra, gjithandej vërehet rënie e fuqisë blerëse të njerëzve, ose mosdëshirë e tyre për të shpenzuar këto kohë. Dikush thotë se ne kemi qenë në krizë e kjo krizë e re si zor të na çojë më poshtë. Ky mendim mund të jetë edhe një argument i fshehtë qeveritar, sidomos në mënyrën se si njerëzit e kuptojnë krizën. Mirëpo nuk qëndron. Edhe Greqia, vendi fqinj, aq i zhvilluar dhe anëtar i Bashkimit Evropian, ka qenë në krizë si rezultat i rënies së zhvillimit të saj ekonomik gjatë dy viteve të fundit. Vetëm se kriza e re e shkundi këtë vend të tërin, duke nxjerrë me mijëra vetë nëpër rrugë. Një pjesë e këtyre protestuesve kaluan edhe në veprime huligane, duke djegur makina e shkatërruar dyqane këto ditët e fundit. Sigurisht skandalet e qeverisë dhe vdekja e një adoleshenti shtoi shkallëzimin e protestës. Por baza është pakënaqësia dhe pasiguria nga kriza e sotme. Pasiguria e frika janë po ashtu mes nesh shqiptarëve prej rreth tre muajsh tashmë. Frika e parë që na erdhi për krizën që mbërtheu vendet e zhvilluara në muajt shtator-tetor ishte për bankat. Në tetor me mijëra qytetarë tërhoqën depozitat nga banka të ndryshme. Gjatë muajit nëntor nuk ngjau gjë dhe shumica e këtyre qytetarëve u penduan që kishin humbur interesat e parave të tyre. Megjithatë frika mbeti. Vendet perëndimore garantuan bankat e tyre me male me para shtetërore (me qindra miliarda dollarë dhe euro) dhe së fundi bursat kryesore të tyre po marrin frymë. Mos vallë iku kriza si me magji? Jo, për fat të keq jo! Bankat shpëtuan (madje edhe këto tonat), por të këqija të tjera nuk do të vonojnë të vijnë. Madje, njëra shumë e keqe tashmë ka ardhur. Banka e Shqipërisë raportoi për periudhën korrik-shtator 2008 një pakësim të parave të emigrantëve me 13 për qind. Duket sikur askush nuk ia vuri veshin, edhe pse disa media të përgjegjshme e raportuan. Paratë e emigrantëve janë një drejtpeshues shumë i rëndësishëm për ekonominë e brishtë shqiptare. Janë një miliard euro që marrim prej tyre çdo vit (770 milionë të raportuara, pjesa tjetër vjen futur në çorapet e emigrantëve dhe në mënyra të tjera jo tradicionale). Sikur gjysma e tyre të mungojë në më pak se një vit, leku ynë në raport me euron shkon menjëherë një mijë e pesëqind lekë të vjetra një euro. Çfarë do të thotë kjo? Që çmimet përfundojnë në stratosferë, pse ne gati gjithçka e sigurojmë nga importi. Kjo do të ishte katastrofë. Që as 156 milionë eurot rezervë strategjike të qeverisë për vitin 2009 nuk do ta ndalonin as dhe në një të dhjetën e vrapit të saj për të dëmtuar xhepat tanë. Prandaj ia vlen të hapim sytë. Qeveria duhet të mendojë për para të tjera për ditë të këqija. Është mirë që ministri i Financave, Bode, ka deklaruar se edhe paratë nga privatizimet strategjike mund të përdoren si fond rezervë. Por nuk mjafton. Nga ana tjetër, e keqja e dytë e madhe do të na vijë nga ulja e eksporteve tona. Ato janë shumë të rëndësishme për ekonominë tonë. Edhe ato bëhen gati një miliard euro në vit. Eksportet tona do të ulen vitin e ardhshëm, pse në gjithë botën do të bien ndjeshëm çmimet e lëndëve të para (mjafton të shikohet se ç’po ndodh me naftën). Dhe ne eksportojmë rreth 70 për qind të produkteve tona në formën e lëndës së parë (minerale apo produkte bujqësore etj.). Kush do të na mbrojë nga pasojat e eksporteve të ulura? I vetmi “Shën Thoma” mbrojtës duket “Shën Prodhimi”. Prodhimi i shtuar krijon mundësi që edhe të eksportojmë me çmime më konkurruese, duke zbutur disi efektin krizë. Ia vlen me të tepërt të shtojmë prodhimin bujqësor. Sipas drejtoreshës së Bankës Botërore në Shqipëri, Camille Nuamah (një intervistë e saj e nxjerrë në sit-in zyrtar të këtij institucioni në internet), Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm në këtë fushë. Nuamah mendon se ky do të jetë një nga sektorët që do të prodhojë dhe do të rritet në kohë si këto të sotmet. Prodhimi është ilaç dhe për faktin se ndihmon në radhë të parë të varfrit. Dhe dihet që ata që do ta pësojnë të parët nga kriza janë personat me të ardhura të pakta. Pasanikët kanë mjaftueshëm dhjamë për të përballuar ditët e vështira që kemi përpara.