E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ku po shkojmë ...

Në pamje të parë, zhvillimet e fundit në vend, Evropë apo SHBA, të japin idenë e një zhvillimi i cili do të jetë zgjidhja e problemeve, kryesisht materiale të njerëzimit. Shqipëria po përpiqet që me çdo kusht të jetë pjesë e aleancave të fuqishme ndërkombëtare, NATO, BE etj. Negociata, vizita të ndërsjellta, marrëveshje e mosmarrëveshje.... Por a do të jenë rezultatet e këtyre proceseve ato që do të sjellin të renë dhe qetësinë në ndërgjegjen e shqiptarëve dhe të popujve të tjerë të ngjashëm.

Vendet e zhvilluara materialisht, janë kthyer në një shembull për ato që kanë mbetur prapa. Arkitektura, infrastruktura, zhvillimi ekonomik e të tjera fenomene, nuk kanë mjaftuar që këto vende të qetësojnë gjendjen shpirtërore të komuniteteve që përfshijnë në territorin e tyre. Teksa bisedoja me një mikun tim të sapo kthyer nga një turne në Evropë, po më thoshte se “për ditë të tërë pothuajse nuk pashë qoftë edhe një fëmijë të bardhë nëpër rrugët e këtyre shteteve që pretendojnë se kanë arritur majat e zhvillimit.”

Para disa ditësh, nëpër mediat londineze u publikua edhe rezultati i një sondazhi të bërë në zyrat e gjendjeve civile. Sipas tij, emri “Muhamed” gjatë vitit të fundit ishte më i përdoruri duke lënë pas edhe emrin “Jack”, ndër më të përdorurit e kësaj shoqërie. Ky është edhe një ndër shembujt më konkretë që tregon prishjen dhe degjenerimin e shoqërisë në këto vende që pretendohet se janë të zhvilluara. Ndërkohë, për t’u theksuar është fakti që emri “Muhamed” është më i pëdoruri gjatë vitit të fundit ne kete vend. Kjo ka të bëjë në mënyë të drejtpërdrejtë me vlerën që Islami si fe i kushton krijimit të familjes, pasi janë këto familje muslimane të cilët i quajnë fëmijët e tyre “Muhamed”. Bazuar në këto principe besimi, çiftet bashkëshortore, duke i besuar njëri tjetrit dhe duke i premtuar besnikëri të përjetshme, janë të gatshëm për të krijuar familje të qëndrueshme dhe nuk i frikësohen një fenomeni të tillë. Ajo që shoqëria evropiane apo amerikane dhe e të gjitha vendeve të tjera që shfaqen si shembuj zhvillimi dhe arritjeje suksesi kane nevoje, është ky fenomen, pra, që të ringjallen vlerat brenda familjes.

Perëndimi ka filluar të humbas konceptin “Familje”. Një miku im gazetar nga Rumania, vend ky që ndoshta edhe pse nuk përbën një shembull konkret me vendet e përmenduara më sipër, për çështjen e martesës më foli në këtë mënyrë: “Nuk kam menduar të martohem. E di që pas dy ose tre vitesh do të ndahem dhe në mes mund do të mbeten fëmijë. Në Rumani, njerëzit tashmë i frikësohen martesës. Koncepti ‘Martesë’ po shkon drejt fundit të tij, pasi po zëvendësohet nga bashkëjetesa, që në të shumtën e rasteve nuk zgjat më shume se dy apo tre vjet.”.

Rrugët e qyteteve të shteteve perëndimore, janë të mbushura me njerëz të moshës së tretë, që mbajnë për dore qenë. Sipas një sondazhi të publikuar disa muaj më parë në Budapest të Hungarisë, numri i qenve në këtë vend, rezultonte të jetë më i madh se ai i fëmijëve nën moshën 15 vjeçare. Janë këto fakte që tregojnë humbjen e sensit të familjes, gjë e cila është një vlerë për shoqërinë shqiptare.

Edhe pse Shqipëria po shoqërohet nga një tranzicion dhe asimilim kulturor, ndoshta zotëron kulturën më të pasur në kontinent. Kultura shqiptare, e prirur drejt konservatores, është një ndër kulturat e rralla që zotëron mbi 200 norma të mikpritjes, gjë kjo që nuk mund të gjindet në vendet e zhvilluara. Mikpritja, këtu ka të bëjë direkt me sistemin familjar, që është edhe thelbi i një shoqërie.

Dallimi i kulturës shqiptare nga ai i vendeve të tjera të zhvilluara, lidhet pothuajse në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me historinë e përbashkët me popujt e tjerë të ish Perandorisë Osmane. Këto vlera kulturore, shqiptarët i fituan në një kohë të tillë kur shteti ishtë nën drejtimin otoman. Mosfunksionimi i shtetit ka vazhduar edhe më pas e deri në ditët tona. Mungesa e një shteti të mirëfillt shqiptar dhe të pavarur dhe të qenurit nën drejtimin e një administrate tjetër, bëri që njerëzit të zhvillojnë shumë më tepër marrëdhëniet midis tyre. Kjo gjë nuk mund të vihet re kurrësesi në vendet e tjera që kanë patur shtete të qëndrueshme. Atje ku shteti ka funksionuar fuqimisht, marrëdhëniet midis njerëzve kanë mbetur të zbehta, pasi dora e shtetit ka qenë ajo që ka rregulluar çdo gjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›