Paralajmërimi i harruar i një krize
Pensionistët janë të mërzitur. Nuk mund ta pranojnë rritjen e çmimit të bukës. Nëse për ilaçet, rritjen e energjisë apo pagesat nën dorë në spital deri tani kanë duruar, për bukën nuk bëjnë asnjë kompromis. Ose çmimi për rritjen e saj të kompensohet, ose ndryshe 82 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të hidhen në protesta. Me këtë paralajmërim, Sindikata që përfaqëson interesat e moshës së tretë ka lënë të kuptohet se pakënaqësia e kësaj kategorie shumë shpejt mund të shoqërohet me “kryengritje” ndaj vendimit më të fundit të sipërmarrësve të prodhimit të bukës për rritjen e çmimit të kësaj lënde jetike. Një familje pensionistësh merr nga shteti 10 mijë e kusur lekë si shpërblim mujor dhe blen të paktën dy bukë në ditë. Me rritjen e çmimit, ata do të paguajnë më shumë, pa e shoqëruar atë me asnjë lloj tjetër asortimenti. Po të marrim në konsideratë edhe listën e shpenzimeve, atyre u shtohen edhe 1500 lekë të reja për produktin e qumështit apo kosit. Nga dy mijë deri në katër mijë lekë pensionistëve u duhen për të paguar ilaçet. Sindikata e pensionistëve tregon se tre mijë deri në katër mijë lekë u duhen për të paguar energjinë elektrike. Kështu, pensionistit në qytet, pothuajse nuk i teprojnë lekët për shpenzimet të tjera të përditshme që do të thotë se rritja e çmimit të bukës iu ka hequr nga buxheti edhe ato pak lekë që iu tepronin në fund të muajit.
Deri dje, për të plotësuar ndonjë dëshirë të tyre, pensionistët blinin më pak bukë ose kursenin një vakt. Tani do t‘u duhet të heqin dorë plotësisht prej tyre, sepse nga lista e shpenzimeve nuk mund të heqin asortimentin bazë, bukën. E gjithë kjo, iu është dukur e padurueshme dhe ata kanë vendosur unanimisht: më 25 qershor nisin protestat.
Por në realitetin shqiptar, ky është shqetësim i dorës së fundit. Çështja e presidentit ka mbërthyer klasën politike shqiptare, e cila i është shmangur me lezet paralajmërit të një krize të theksuar ekonomike. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë kategori të shpërfillur prej vitesh, por për mijëra familje që si rezultat i rritjes së çmimit të bukës dhe produkteve të tjea të konsumit, nën zë kanë nisur të përgatisin protestat për të kundërshtuar krizën ekonomike që po kalon qytetari shqiptar. Të gjithë treguesit makroekonomikë flasin për një situatë të tillë, që në thelb duket e pashmangshme. Pa marrë në analizë arsyet e kësaj krize ekonomike vlen të merret në konsideratë pasoja që po merr mbi kurriz konsumatori shqiptar. Ulja e nivelit të jetesës konstatohet fare lehtë nga shifrat. Edhe kur bëhet fjalë për rritjen e çmimeve në treg, qeveria nuk është e gatshme të negociojë me prodhuesit apo bizesmenët, të cilët me të drejtë ankohen për super- rritjen e taksave. Ajo çka është pritur pre kabinetit qeveritar ka qenë vendimi për të kompensuar këtë rritje taksashve. Për shembull, rritja e çmimit të bukës që në fund të fundit është vetëm 10 lekë nuk kishte për tu ndjerë nëse do të vepronte taktika e kompensimit, por reflektimi qytetar flet ndryshe. Por zëri i artikuluar nga grupet e interesit nuk është dëgjuar dhe kjo ka sjellë një përshtjellim të situatës që nga biznesi më i madh e deri në xhepin e vogël të një familjari. Përveç pensionistëve, rritja e çmimeve në treg duket se prek direkt edhe familjet në nevojë apo ato me të ardhura tepër të ulëta. Pra ekziston një përfshirje e gjerë e shtresave të ndryshme sociale, të cilët bien “pre” e kësaj situate, duke marrë në konsideratë edhe shtresat e mesme, madje sa thamë më sipër edhe biznesin e madh.
Kjo gjendje të çon në disa pikëpyetje themelore në një kohë paralajmëruese për vendimmarrësit, të cilët i kanë bërë llogaritë ndryshe në fillim dhe ndryshe i shtrojnë tani para qytetarëve. Kriza ekonomike ka prekur sipërfaqen e “rruzullit” të buxhetit të shqiptarëve. Duhet edhe pak hapësirë për të depërtuar më në thellësi të këtij rruzulli delikat, por koha për të ndryshuar me “reformat” numërohet me minuta. Në të kundërt, kriza e paralajmëruar nuk do të lihet në harresë.