Deja- vu'ja e politikës shqiptare...
"Sa herë ndërron farë, sa herë ndërron fis, sa herë në shekull ta leverdisë", kjo frazë popullore e qytetit tim me bie ndër mend tek shoh klasën e sotme politike, liderët e saj që sillen e silln për vite me rradhë, premtojnë dhe nuk bëjnë asgjë, akuzojnë njëri tjetrin por askush nuk dënohet, bëjnë sikur largohen dhe shfaqen përsëri duke gjetur formula të tjera mashtrimi.
Lëvizjet e tyre tashmë për ne të gjithë janë kthyer në një tip "Deja-vu", një fjalë e huazuar nga gjuha frengjisht, nga "dashuria" jonë për tu dukur sa me perendimore,duke futur fjale te huaja (ne fakt sa me injorant doja te thoja), por ndofta kemi marre kete fjale per te theksuar sa me shume levizjet apo figurat qe na perseriten me po te njejtin format.
Dihet prej dekadash se dashuria e popujve te Ballkanit per "kolltuqe", per poste sa me te larta, dhe ambicja per te mos zbritur kurre, eshte nje fenomen i cili na ka shoqeruar gjate gjithe kohes.
Ky fenomen i dashurise per te qene gjithmone i pari, i lindur bashke me njeriun, i ngritur jo mbi vlerat por mbi egoizmin personal, jo per te ndrequr dicka por per te urdheruar, ne fundin e shekullit 19 ne shtetin Shqiptar qe po formohej, eshte importuar nga vlera "cariste", apo ne nje fare menyre nga nje fryme orientale, e cila u shfaq gjate perjulles se fundit te Perandorise Otomane, faktor i cili lojti nje rol kryesor per mbarimin i nje epoke.
Kjo ambicje per nje udheheqje pa fund ne vendin tone, u konsolidua me shume gjate regjimit 50 vjecar komuniste, ku cdo gje u ngrit mbi kultin e nje individi, dhe cdo gje behej ne emer te tij.
Gjate kesaj perjulle shumica e atyre qe paten fatin te ishin amtare te Partise se Punes, u munduan te arrinin me cdo kusht, aq sa te kishin mundesi poste drejtuese, duke filluar nga ndonje kryetar lagjeje, amtare partie, drejtor, dhe deri ne amtar te byrose politike, dhe kjo per shumicen e tyre vetem nga deshira per te qene te paret.
Me nderrimin e sistemit te pushtetit nga nje partiak ne pluralizem, menduam se dhe kjo ambicje e ka hershme shqiptare do mirrte fund, por qe ne fillimet e saj u zhgenjyem.
Jo pa qellim e shkrojta nderrim sistemi, dhe jo sic perdoret rendomte fjala "permbysje", sepse kjo fjale per keto 17 vite eshte pa vend.
Ne fillimet e pluralizmit, pame se si amtare te ish Partise se Punes, hodhen tezrat e tyre, dhe vrapuan drejt tezrave te reja, por ishin dhe mbeten po ata.
Ndoqem se si "Partia" e dikurshme me nje te rene te lapsit nderroj emrin e saj, dhe nga nje "ujk" i vjeter, u be nje dhelper, nga nje "Parti" pa moter, u be me motra shume.
Dhe qe nga ajo dite, motrat te mbledhura se bashku, si tek komedia "Keshilli i ndrikullave", thurin vetem thash e theme, vetem intriga, dhe sigurisht vetem genjejne.
Dhe brenda intrigave te "Partive" motra, nese ka ndonje qe mund te deshiroje te ndryshoje dicka, eshte e pa mundur, sepse ato kane thurur nje rrjete merimangeje te zeze, ku cdo njeri mund te bie brenda.
Kjo rrjete keto dite mbane peshen e postit te "Presidentit te Republikes", nje emer qe duhet te pasqyroje vlerat e popullit, te mbaje ekujlibrin e levizjeve politike ne favor te interesave kombetare, te qendroje larg interesave te ngushta, te jape imazhin pozitiv maksimal te shqiptarve ne cdo fushe ne arenen nderkombetare, dhe te rrise konturet ne levizjet diplomatike qe behen ne adrese te Shqiperise.
Per te arritur ne nje "President" qe te jete shembull brenda vendit dhe jashte tij, nuk mjafton qe te kete nje konsensus brenda politikes se sotme, qe ne 17 vite nuk ka prodhuar po te thuash asgje, por frytet e kesaj politike jane bere si lekura e penelopes.
Vertet politikaneve tane mund tu duket vehtja "donzhuan", ku dhe popullin mund ta kujtojne si ndonje lavire, sic dhe mund ta kene perdorur kolltukun, posti i "Presidentit", mund te jete per ta maja e "Olimpit", nga ku do mund tu duket vehtja "Zeus", por nuk duhet te harrojne se "Olimpin" e ngriten njerezit, dhe e ulen po ato, dhe "Zeusin" i mitizuan njerezit dhe e harruan po ato.
Posti i "Presidentit", nuk duhet te jete ambicje e personave te vecante te cilet gjate viteve shume here kane peshtyre, dhe pastaj kane lepire po te njejtin vend, nuk duhet te jete nje vlere e ngritur ne anti vlera.
Presidenca nuk duhet te behet bunker, ku brenda saj te formohen klane, dhe formula te cilat te nesermen mund te na krijojne nje "Mure Berlini" te dyte, i cili do ndaje jo me nje sistem nga nje tjeter, por do ndaje shtetin Shqiptar nga rruga drejte integrimit ne BE dhe ne NATO.
Tek po mbylle keto mendime me bie nder mend nje fjale e urte e cila thote; "Po me mashtrove nje here, e ke fajin ti, po me mashtrove per here te dyte, e kam fajin une", dhe sic duket pjesa e dyte e fjales se urte eshte aktuale per ne pjesen e popullit te thjeshte, ku duhet te ndihemi fajtore qe akoma nuk kemi arritur te heqim nje here e pergjithmone barren qe shtohet cdo dite dhe me teper ne kurrizin tone nga politikanet tane.