E Diel, 1 Nëntor 2026

Ku shkoi Vajguri i Kuvajtit, zoti Sali Berisha?

>Nga Prof. Pëllumb A. ÇABEJ
Nuk ishin hequr akoma Tollonat. Herët në mëngjes, dilja nga ana e pasme e shkallës ku banoja, për të marrë dy shishet e racionuara me qumësht. Pak më tej, përballë me shkallën pesë të pallateve të shallvareve, ndodhej pika ku shitej vajguri. Njerëzit ngriheshin që në mesnatë e zinin radhën. Radha ishte e gjatë me djem e vajza, me nëna me fëmijë, e deri te pleqtë e plakat e moshuara. Përkrah radhës renditeshin si ushtarë bidonët e tyre bosh. Kishte ditë që Vajguri nuk vinte fare dhe njerëzit ktheheshin pa gjë.
Nuk më harrohet dhe sot e kësaj dite, kur një mëngjes shkurti, bënte kaq ftohtë sa thëllimim ta priste fytyrën si brisk. Shiu hera - herës shoqërohej dhe me breshër.
Shumica e njerëzve në rradhë ishin pa çadra. Disa e mbulonin kokën me copa plastmasi. Nga kasketat e pleqve rrëshqisnin pikat e shiut deri tek maja e hundës. Kur i shihja më vinte keq por skisha ç`të bëja.
Një ditë takova rrugës një intelektual, të cilin e kisha njohur rastësisht nga Eqerem Çabej, kur dilte nga salla e studimit të biblotekës kombëtare, për të pirë ndonjë cigare. Meqenëse kisha kohë pa e parë e pyeta ku kishte qenë. Ai më tha se kishte qenë në Kuvajt. Ç`doje në Kuvajt ? i thashë. Dhe ai m`u përgjigj: Meqë kam qenë i përndjekur politik, me baba të ekzekutuar nga regjimi komunist, vetë i internuar dhe në burg, duke e përvetësuar dhe gjuhën arabe, u fola atyre për krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri..
Pastaj intelektuali më tregoi për jetën e rehatshme dhe përrallore që bënin kuvajtianët, që nga gradaçielat e reja sipas modernizimit evropian, e deri tek veturat luksoze, sikur të ishin bërë prej kristali. Kur e pyeta se nga u buronte kuvajtianëve gjithë kjo begati, ai m`u përgjigj: Pse, nuk e di? Nga nafta dhe vajguri. Siç kemi ne këtu Adriatikun, Jonin, dhe liqenin e Pogradecit, ata i kanë me naftë dhe vajguri. Një fuçi naftë, më tha, kushton kushedi sa dollarë... Aty ku tregtoja unë, librin në trotuar në copa kartonësh, përpara gjykatës së lartë, ku për vite me radhë mushkëritë e mia patën ngrënë pluhurin e shkaktuar nga erërat dhe lëvizja e makinave, çdo të diel paradite, më vinte një femër bionde, mjaft elegante dhe simpatike, me emrin Eva, e cila blinte nga një revistë me figura për fëmijën e saj të vogël. Kur mësova se punonte në presidencë, pranë presidentit doktor Saliut, një të diel i thashë që t`i thoshte presidentit se isha duke shkruar për të një letër me disa probleme ekonomiko- shoqërore me interes, si për qeverinë dhe për popullin. Por me kusht, i thashë, që letrën t`ia dorëzoj atij vetë me dorën time. Mirë, më tha biondja, do t`ia them. Dhe si më mori emrin, mbiemrin, dhe numrin e telefonit, u largua...
Nuk kishin kaluar as tri katër ditë, kur u ktheva në mbrëmje në shtëpi, më tha motra se nesër paradite, në orën dhjetë, të ndodhesha në presidencë, me gjithë letrën. Si prita ca te derzhurni, erdhi e më mori biondja dhe u ngjitëm lart. Kur arritëm para derës së presidentit, ajo me letrën time në dorë dhe unë pas saj, pikërisht në momentin sa ishte duke trokitur, ia behu sekretari i presidencës zoti Kolec Topalli, i cili sa ishte kthyer nga Inaugurimi i Teqesë së Bektakshinjëve. Ai e pyeti bionden se përse kërkonte të hynte te presidenti. Dhe ajo ju përgjigj se kishte biseduar me presidentin, i cili më priste t`i dorëzoja letrën me dorën time. Por ai ia mori letrën nga dora, duke i thënë: Dale të shohim njëherë se çfarë shkruan ky në letër!
Nuk ke të drejtë t`a marrësh, - i thashë. Akoma ti me Censurë? Dhe ashtu siç isha i revoltuar, u largova i dëshpëruar duke mbetur letra në dorën e sekretarit të presidencës.
Ndër të tjera i shkruaja president Berishës..
Në letër veç kërkesës për vajguri nga Kuvajti, të bisedonte me qeverinë e Kuvajtit për të dërguar atje njëqind të rinj shqiptarë, për të mbyllur plagët që i kishte hapur Kuvajtit ushtria irakiane. Deri sa kërkonin t`i merrnin nga Maroku dhe vendet e tjera më mirë të merrnin të rinjtë shqipëtarë. Qeveria kuvajtiane për punën e pagesës i shpërblente mirë kështu që për tre katër vjet Shqipëria do të pasurohej shumë dhe nuk do të mbetej e të vishte leckat e firmës Gabi. Kush nuk e la të realizohej kjo ëndërr dhe kush mban përgjegjësi për të ? Që aty shkova pastaj në selinë e partisë Demokratike, në rrugën e Kavajës, tek zoti Eduart Selami, i cili në atë kohë ishte kryetari  i partisë. Si u përshëndetëm, i tregova për sa më kishte ndodhur me sekretarin Kolec Topalli .
Ke të drejtë- më tha, nuk duhet t`a kishte marrë letrën përderisa nuk i drejtohej atij. Tani me keqardhje nuk t`ë ndihmoj dot se më presin disa gazetarë të huaj, por pasdite në orën pesë, kam  takim në presidencë me Berishën dhe do t`a thërresim Kolec Topallin në raport . Që aty u largova me mendimin se Eduart Selami ishte njeri i mirë, por deri mbasdite mund t`i dilte ndonjë punë tjetër dhe mund t`a harronte problemin tim. Prej andej shkova në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Tiranës dhe kërkova takim me drejtorin por meqë ai nuk ndodhej aty më priti shefi i policisë, një me emrin Tonin. Si  i tregova ngjarjen më kërkoi kopjen e letrës të cilën shkova e mora në shtëpi dhe ja dhashë. Ai pasi e lexoi më tha  : Të jesh i sigurt se kjo do të marr udhë pasi është në interesin tonë ..
Pas dy tri javësh president Berisha u nis në Kuvajt, bile më kujtohet si tani se vajtja në Kuvajt u kritikua nga disa politikanë, duke thënë se la Perëndimin dhe u lidh me Islamikët. Po ata nuk e dinin se përse shkoi në Kuvajt presidenti? Nga sa mora vesh, qeveria kuvajtiane na dhuroi një a dy cisterna me vajguri. Në atë kohë litri i vajgurit ishte dyzet lekë të vjetra. Qeveria Meksi në vend që t`a ulte çmimin e vajgurit ose t`a linte në vend, e ngriti me dyqind e dyzet lekë të vjetra për litër. Në atë kohë, Evropa Perëndimore, me gjithë SH.B.A dhe me Anglinë për hirin tonë dhe të Kosovës, i bënin embargo Jugosllavisë kurse ne e furnizonim me vajgurin e Kuvajtit që ia kishte dërguar falas popullit tonë, sa në lidhje më këtë problem nisi të shkruaj dhe shtypi i huaj perëndimor. Atëherë nisën të ekspozojnë në ekranet televizive gjatë lajmeve dy tri autobote me vajguri të kapura nga uniformat blu.    

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›