Taksidari që nuk do të ketë qytetarin kontribuent
>Nga Besi BEKTESHI
Nuk ka shprehje më të bukur në shoqëritë maksimaliste perëndimore në demokraci, se sa termi kontribuent për qytetarin e saj. Në fakt shpesh herë kur kemi marrë ndihma si nga Europa dhe SHBA-ja, sidomos nga përfaqësuesit e huaj, kur është deklaruar pikërisht ndihma, është përdorur edhe termi ndihma e kontribuentëve, sepse si Evropa dhe SHBA-ja ato fonde dhe lekë, i kanë marrë nga qytetarët e tyre dhe taksat që ato kanë paguar. Ndryshe shteti normal nuk mund të ketë financa. Kurse te ne, duket sikur lekët e shërbimeve apo investimeve i nxjerr qeveria apo njerëzit e saj gati nga xhepat e tyre.
Në këtë vend shitet mend me lekët që qeveria merr nga qytetarët e saj dhe gati gati, duket sikur investimet apo shërbimet, kjo qeveri apo pushtete lokale na i falin ne qytetarëve këtu poshtë. Nuk jemi ndarë akoma nga koha e dikurshme e diktaturës ku shteti ishte pronari dhe nuk kishte taksa. Sepse, nuk janë ndarë si mentalitet një pjesë e mirë e atyre që drejtojnë shtetin dhe jo vetëm në atë qëndronin, por edhe nëpër pushtetet lokale kudo në Shqipëri. Taksa e arritjes në kartat të identitetit është 10 euro. Tani është taksë apo kuotë që i zbatohet qytetarit shqiptar kjo nuk kuptohet mirë, por gjithsesi për tu pajisur me këtë kartë duhen paguar 10-të euro. Një punonjës i shtetit që sot ka rastin të jetë edhe zëvendës ministër i Brendshëm tregon se ka cilësi të madhe kjo kartë.
Gati gati po na mbush mendjen se i kemi borxhe qeverisë së tij dhe shtetit shqiptar.
Këto lloj zyrtarësh janë pjesë e një mentaliteti të mutacioneve nga shteti pa taksa i dikurshëm në atë të taksidarëve të sotëm. Nuk janë lodhur të shikojnë se çfarë kanë paguar në perëndim kur kanë filluar aplikimet e kartave të identitetit. Nejse.
Ka familje në asistencë dhe ka edhe pensionistë që janë të shumtë (edhe pse ka shumë informalitet) por po themi se ka 500 mijë pensionistë dhe diçka më pak të pa punë.
Atëherë 1 milion njerëz që praktikisht mbahen po nga taksat e atyre kontribuentëve që punojnë, duhet të zborsojnë 10 euro herë 1 milion njerëz, baraz 10 milion euro, shtetit që e ka për detyrë ti pajisë falas, për një shërbim që është i detyruar ta bëjë të tillë.
Sa bukur??! Po studentë, gjimnazistë që nuk punojnë apo jetojnë në xhepat e familjeve?
Po rruga që do të bëjnë të gjithë fshatarët e zonave rurale deri te mjetet moderne që mund të përpunojnë 1200 qytetarë në ditë? Po studentët apo edhe ato që janë jashtë shtetit. Me një gur duan të vrasin disa zogj, zogjtë e zgjuar të pushtetit, sepse duan mbas 19-të viteve të regjistrojnë popullsinë!! Janë lekë dhe financa që do të harxhohen në xhepat e shqiptarëve dhe kryesisht të varfër. Fukarenjve tju marrësh 10 milion euro, sepse do ti pajisësh me karta identiteti??!!! Po ashtu edhe 10 milion apo diçka më tepër të tjerëve dhe po llogaris trupën votuese dhe shifra na del diçka te 20 milion eurot me përafërsi. Po edhe sikur të jetë kaq apo diçka më shumë apo më pak, ku është sakrifica e madhe e këtij shteti? Kjo vjen, sepse qytetarin e tij, ky shtet nuk e do kontribuent. Sepse ka lejuar dhe lejon punën e zezë, jo regjistrimin, sepse do të lejojë informalitetin.
Sepse nuk do që qytetari të jetë kontribuent nga që shteti nuk do të mbajë përgjegjësi për të. Nuk e do kontribuent, sepse nuk do që të japë llogari dhe mbajë përgjegjësi.
Është shteti që merr taksa për rrugët, dhe nuk i mban të hapura nga bora e të riparuara.
Janë pushtetet lokale që marrin taksa për ndriçim dhe lejojnë rrugë e rrugica pa ndriçim.
Janë pushtetet lokale që marrin taksa për gjelbërim dhe lejojnë të betonizohet qyteti.
Janë pushtetet që marrin taksa për pastrim, dhe lejojnë plehra kudo. Ky lloj shteti, siguron ato që punojnë edhe për shëndetësi dhe nuk garanton kurimin normal, pa e futur dorën në xhep. Po në arsim që me manierat e ulëta, të dobësimit të shkollës publike synon për të hapur sa më shumë ato private dhe rënduar qytetarin shqiptar edhe në këtë pikë?!
Po ashtu kontribuentit të tij, shteti shqiptar i vendos skema punësimi dhe pensionimi dhe nuk fut në punë pothuaj asnjë dhe nxjerr në pension tani në mënyrë banale për tu futur në një qerthull madhështor mbas disa viteve, kur të vijë puna të llogariten kontributet reale nga papunësia e madhe dhe informaliteti galopant.
Sepse Instati i tij nuk di sa të papunë ka. Nuk di sa dalin e hyjnë nga skemat dhe falimentojnë. Nuk di se sa është rritja ekonomike e individit shqiptar, presioni fiskal dhe buxheti normal i familjes shqiptare. Më mirë duhet të them nuk duan tja dinë.
Ndërkohë që taksat shtohen, shërbimet neglizhohen dhe nuk shkon fondi i mbledhur në pikërisht vendin, për të cilin është mbledhur. Sa herë arkat e shtetit dhe ato të vendorëve mbeten bosh, shpiken taksa të reja dhe bëhen me targetin e shërbimeve, por fondet nuk shkojnë aty nga që gropat financiare janë në shtim në krahasim me transparencën ekonomike dhe shërbimin e duhur. Pushteti në vendin tonë, sillet si taksidar i viteve të fillimit të shekullit të kaluar, biles akoma më keq, sepse informaliteti ka qenë më i kontrollueshëm, pse ka pasur pushtet të përgjegjshëm për taksat dhe regjistrimin e tyre, apo edhe të kontrollit mbi familjen dhe pasurinë. Më e bukura qëndron në faktin se shesim edhe mënd duke thënë se do të jemi më të mirët me karta të identitetit në Evropë. Jemi të vetmit në Evropë (fut brenda edhe Kosovën) që nuk dimë sa qytetarë kemi, sa janë kontribuentë, sa është papunësia, sa kemi qytetarë jashtë shtetit ( do të mbeten përsëri pa votuar sepse nuk do të munden të marrin kartat ) dhe biles nuk dimë sa kemi të gjallë dhe të vdekur. Jo, sot praktikisht nuk i dimë. Më yrnek se sa ne në Europë, nuk ka dhe zor se rregullohemi kollaj, se qytetarin nuk e duam ta çojmë në shkallën e kontribuentit të vërtetë, ashtu sikundër e ka jo vetëm Evropa por edhe komshinjtë tanë përreth kufijve shtetërorë. Qytetarët shqiptarë nuk është se e kanë pasur kartën e identitetit. Ky shtet nuk i ka pajisur kurrë ato që prej 19 viteve në demokraci. Janë 19-të vite që qytetari shqiptar ka paguar taksa si në informalitet ashtu dhe formalitet. Minimumi që duhej bërë është që herën e parë kartat të ishin falas, pastaj ripaisja mund edhe të bëhej me pagesë. Karta e identitetit nuk është patentë që dikush e merr, e dikush as që do ta marrë. Ajo është detyrim ligjor dhe standard shtetëror dhe Evropian.
Në fakt jemi edhe këtu informal dhe kur sillet shteti si i tillë çfarë pret prej qytetarit?
Çfarë pret ku pensionistit i jep 10.000 lekë dhe i thua në fillim të vitit paguaj një shumë tepër të madhe të të gjitha taksave të shtetit dhe pushtetit vendor. Po të asistuarve?
Krejtësisht si taksidarë dhe të modelit më të keq të mundshëm po sillet si shteti, ashtu edhe pushtetet vendore, që në përgjithësi të gjithë kanë rritur taksat e tyre, sepse tashmë duan në një farë mënyrë të jetojnë edhe pse nuk kthejnë në shërbime pikërisht taksat.
Përjashtimet janë tepër të vogla, dhe nuk përbëjnë rreze shprese që qytetari ta ndjejë veten vërtetë kontribuent. E keqja është se nuk ka as shqetësim për këtë anomali demokracie, dhe shteti ligjor.
Last Updated on Thursday, 15 January 2009 11:19