MEMORANDUMI Firmoset "Shqipëria e Madhe" në skenë, tre teatro bashkojnë forcat

>Teatri Kombëtar i Tiranës, i Kosovës dhe Teatri Shqip i Shkupit nënshkruajnë për unifikimin dhe zhvillimin e vlerave teatrore
Teatri Kombëtar nënshkroi dje një memorandum bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Institucionin Nacional të Teatrit Shqiptar në Shkup. Marrëveshja e bashkëpunimit ka në themel aktivitetin e tyre, promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave teatrore, kombëtare e ndërkombëtare, përmes aktiviteteve teatrore. Të tre këto institucione vendosën këtë bashkëpunim me qëllim shtrirjen e kulturës shqiptare dhe shkëmbimin e eksperiencave. Gjithashtu për promovimin e vlerave teatrore kombëtare dhe veprave me të mira të fondit teatror botëror përmes bashkëpunimeve të ndryshme, krijimin e shfaqjeve të përbashkëta, por edhe të njerëzve që merren me teatrin, dhe të gjitha këto jo vetëm për aktivitetin artistik gjatë vitit 2009, por edhe më gjerë. Drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami, firmosi së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të tjera teatrore, meromandumin e bashkëpunimit për promovimin, kultivimin dhe zhvillimin e vlerave teatrore e artistike të trojeve shqipfolëse. Në këtë takim titullari Skrami u shpreh se: Ky memorandum bashkëpunimi mes teatrit të Prishtinës, dhe atë shqip të Shkupit si dhe Teatrit Kombëtar ka qenë në diskutim prej kohësh nga drejtuesit e këtyre institucioneve, që teatrot të kenë një bashkëpunim me qëllim shtrirjen e kulturës kombëtare. Ka pasur dhe periudha të tjera që kanë qenë nënshkruar marrëveshje, por pa një bashkëpunim institucional. Pasi u mor dëshira e tre institucioneve teatrore u hartua ky memorandum bashkëpunimi, u shpreh titullari Skrami. Më tej ai shpjegoi dhe qëllimin e kësaj marrëveshjeje, ku ndër të tjera ai theksoi se: Qëllimi i kësaj marrëveshje bëhet për herë të parë mbi baza institucionale, dhe do ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin dhe zhvillimin e mendimit kulturor midis institucioneve tona. Ky memorandum simbol i një bashkëpunimi konkret, do realizojë politikat e përbashkëta teatrore dhe hartimin e strategjive afatgjata mbi baza të shëndosha. I pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje Drejtori Teatrit Kombëtar të Kosovës Arian Krasniqi, theksoi se kjo frymë bashkëpunimi do të përcaktojë hapat e përbashkëta dhe realizimin e projekteve konkrete që do të evidentohen me programin artistik gjatë këtij viti. Më vjen mirë që idetë tona ne arritëm që ti legalizojmë në një dokument legal, i cili do të përcaktojë hapat mes institucioneve. Ky dokument është korniza nga do të ecë bashkëpunimi artistik. Nuk duhet të humbim kohë dhe është një nismë e mirë që do të sjell rezultate, theksoi titullari i TKK, Arian Krasniqi. Ndërsa Drejtori i INTSH-së, Adem Karaga u shpreh i kënaqur për realizimin e memorandumit që do të kanalizojë marrëdhëniet midis tre vendeve. Jam i kënaqur që pas kaq vitesh u arrit që të bëhej një bashkëpunim i tillë institucional. Firmosja e këtij dokumenti zyrtar është mbi një bazë të fuqishme institucionale, cilësoi titullari Adem Karaga. Memorandumi i bashkëpunimit, që u nënshkrua mes tre titullarëve të institucioneve teatrore ndër të tjera ka si qëllim realizimin e komunikimit, shkëmbimin e prodhimin e vlerave kulturore të midis tre institucioneve. Interpretimi dhe zbatimi i memorandumit do të realizohet në përputhje me legjislacionin e vendit përkatës pa cënuar dhe pa ndryshuar misionin e secilës palë. Institucionet angazhohen të promovojnë vlerat e përbashkëta të shtrira në mënyre reciproke me shkëmbim informacioni dhe literaturës teatrore, artistë, vizita, turne, etj.
Teatri Kombëtar: Prioritet, synimi në strukturat evropiane
Teatri Kombëtar është kthyer në vendin ku jo vetëm revokohet tradita e pasur teatrore, por edhe vihen në skenë vepra të cilat sjellin për shikuesin vlerat më të mira të dramaturgjisë botërore, por edhe tendencat dhe rrymat bashkëkohore. Politika e repertorit të tij ka reflektuar shigjetime të një kërkimi artistik të veçantë, duke hulumtuar thellësisht në dramaturgjinë më të mirë botërore. Rezultat i kësaj përpjekje ka qenë edhe vënia në skenë për herë të parë në historikun gjashtëdhjetëvjeçar të TK e një kryevepre nga antikiteti grek. Kështu në bashkëpunim me artistë grekë u arrit premiera absolute në Shqipëri e tragjedisë së Euripidit Trojanet. Një nga prioritetet e vitit 2009 është edhe zgjerimi i kufijve dhe formave të komunikimit me publikun sikurse është dalja nga kornizat e tij standarde. Integrimi në strukturat evropiane të teatrit ka qenë një nga prioritetet më të rëndësishme për Teatrin Kombëtar. Këtë prioritet ai është përpjekur ta përcjellë përmes ballafaqimit në aktivitetet ndërkombëtare, në thithjen e individualiteteve artistike botërore, pjesëmarrja në evenimente të ndryshme të teatrit evropian (Festivali XII ndërkombëtar i teatrit, mitingu i dytë ndërkombëtar i teatrit të Evropës juglindore, etj). Një nga qëllimet e tij është që ai të jetë dhe më prezent në zhvillimet bashkëkohore ndërkombëtare, prandaj edhe gjatë këtij viti ky synim do të mbetet prioriteti më i rëndësishëm për Teatrin Kombëtar. Kështu institucionalizimi në strukturat dhe forumet ndërkombëtare të teatrit përmes anëtarësimit mbetet një nga synimet e institucionit teatror. Për këtë qëllim Teatri Kombëtar gjatë vitit 2008 ka hyrë në marrëdhënie dhe ka procedurat në një nga forumet me të rëndësishme të teatrit evropian, sikurse është ETC (Kongresi i Teatrit Evropian) në Saint-Etien. Ky organizëm mbështetet dhe financohet nga Komuniteti Evropian dhe përfshin në vetvete teatrot evropianë shtetërorë, sikurse është teatri i Brukselit, Due Parma, Vjenës, JorkshairitBritani, Edinburg-Skoci, Dresden, HamburgGjermani, Helsinkit etj. Anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton detyrime dhe përfitime reciproke, shkëmbim informacioni, përfshirje në projekte të përbashkëta, qarkullim vlerash etj. Eksperienca e fituar, veçanërisht dy vitet e fundit, përmes thithjes së personaliteteve të spikatur të regjisë evropiane ka dëshmuar se kjo përvojë jo vetëm pasuron historikun e teatrit dhe mjetet shprehëse bashkëkohore, por njëkohësisht kjo ka ndihmuar dhe në njohjen e mëtejshme të teatrit shqiptar jashtë kufijve.
*******************************
Memorandumi i Bashkëpunimit:
1- Ky memorandum ka për qëllim realizimin e komunikimit, shkëmbimin dhe prodhimin e vlerave kulturore midis vendeve tona si dhe forcimin e marrëdhënieve midis këtyre tre institucioneve.
2. Koordinimin e punëve dhe aktiviteteve të përbashkëta që këto institucione do të marrin përsipër për të realizuar.
3. Të tri teatrot shprehen të gatshme të bashkëpunojnë për realizimin dhe zbatimin e këtij Memorandumi Bashkëpunimi, përmes projekteve konkrete, të paraqitura në anekse të veçanta.
4. Ky Memorandum Bashkëpunimi përcakton fushat me interes të përbashkët, protokollin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe angazhimet e tyre reciproke.
5. Interpretimi dhe zbatimi i Memorandumit do të realizohet në përputhje me legjislacionin e vendit përkatës pa cenuar dhe pa ndryshuar misionin e secilës palë.
6. Palët angazhohen që në zbatimin e Memorandumit dhe nënshkrimin e kontratave konkrete, të respektojnë legjislacionin e shteteve, ku ushtrojnë aktivitetin, statutet dhe rregulloret respektive.
7. Palët pranojnë, me nënshkrimin e këtij Memorandumi, se nuk kanë pengesa ligjore për zbatimin e tij.
8. Memorandumi përfshin fushat e bashkëpunimit me interes reciprok, si: qarkullimi i informacionit; bashkëprodhimet teatrore, vizitat e përfaqësuesve, shkëmbimin e produksioneve
9. Palët angazhohen të realizojnë bashkëproduksione, me ndarje proporcionale të shpenzimeve dhe burimeve njerëzore;
10. Teksti, ekipi krijues, vendi dhe koha e realizimit, ndarja e përgjegjësive dhe e shpenzimeve si dhe aspektet e tjera përcaktohen në një kontratë të lidhur mes palëve para fillimit të produksionit.
11. Palët angazhohen të shkëmbejnë falas informacione për veprimtarinë e secilit teatër, kontaktet ndërkombëtare që ata disponojnë ose sigurojnë në të ardhmen, kornizat ligjore për kulturën d