Personaliteti i Nënës
>Nga Ndini R. BARDHI
Zoti i plotfuqishëm, që në fillim të jetës njerëzore në tokë, dërgoi shumë profetë, shenjtorë, dijetarë të mëdhenj në kohë, vende dhe popuj të ndryshëm. Si misionar dhe rregullator të punës së njeriut ose njerëzimit. Por mbi të gjithë këta. Ai krijoi një femër hyjnore e quajtur Eva, që do të riprodhonte njeriun dhe njerëzimin, pa të cilën njeriu me shpirtin e tij nuk do të ekzistonte. Pikërisht për këtë nënë, Zoti përgatiti dhe vuri në shtratin e saj natyrën e bukur, diellin me rrezet e tij të ngrohta dhe jetëdhënëse, hënën, që ndriçonte natën dhe largonte errësirën e thellë, erërat, që sillnin oksigjenin e pastër për shpirtrat njerëzor, qiellin, nga ku vinin të gjitha energjitë, mirësitë dhe dashuritë e tij, ditën e re me agimet e qeshura dhe mirësi të pafundme. Në mes të dritës jetësore do të lindte Nëna e njerëzimit. Kjo ishte dita e shenjtë, që me agimin e saj të ndritshëm, do ti jepte jetë, shpirt, gëzim e lumturi njeriut, si krijesa më e lartë Hyjnore, që hapi një epokë të paimagjinuar për të gjithë njerëzimin.
Nëna, si energji e krijimit të jetës dhe njeriut u bë model i vetëm dhe i pazëvendësueshëm i ekzistencës së bukurisë, i krijimit të shpirtit të njeriut si qenie më aktive në sipërfaqen e tokës, i udhëheqjes shpirtërore dhe garancia e zemrave motore të jetës e miliona njerëzve. Ajo me qenien e saj, me dashurinë, me gjuhën e ëmbël, me të gjitha karakteristikat morale njerëzore, e mbështetur tek Zoti, bëri një mrekulli hyjnore në të gjithë botën. Është në çdo çast me jetën njerëzore është universale dhe heroinë e njeriut të vërtetë, që mbush zemrat e jetës me gjak të pastër njerëzor, për të mbetur e përjetshme dhe hyjnore në misionin e saj. Në jetën e nënës ka vetëm shpirt njerëzor, dashuri dhe moral të pashembullt. Zoti, që e krijoi femrën nënë, e lartësoi botërisht si modeli i vetëm i krijimit të tij në këtë univers dhe hapësirë njerëzore. Në jetën e saj hyjnore, gjendet zhvillimi i përhershëm i njerëzimit në faza dhe stade të ndryshme historike. Prandaj, nëna është shembulli më unikal i perfeksionimit të njeriut dhe njerëzimit. Zoti i dha nënës forcën më të madhe shpirtërore, një zemër, që çlironte energji dashurie, që hidhte pareshtur gjak të pastër e të pasuruar me oksigjen, i dha butësinë dhe ëmbëlsinë e zërit në mënyrë që ai të tingëllonte në pentagramin e jetës së njeriut, për ti qetësuar shpirtin dhe ruajtur në mënyrë konstante rrahjet e zemrës së përjetshme.
Femrën e parë, Evën, Zoti e krijoi me kokrrizat e rërës, të cilave u dha formën dhe strukturën e njeriut, krijoi një qenie model me një zemër që do të punonte natë e ditë pa pushim si një pompë e hedhjes së gjakut në të gjithë trupin e njeriut, krijoi një tru, që do të prodhonte mendime hyjnore, të moralshme dhe të vlefshme për të gjithë njerëzimin mbarë. Nëna është prej atyre njerëzve më të sinqertë e më të besueshëm, fjalët e së cilës janë më të përzemërta dhe më të dëgjueshme. Shumë filozofë, shkencëtarë, artistë, shkrimtarë, mbretër e presidentë e të tjerë, përulen përpara madhështisë së saj hyjnore. Prandaj çdo njeri i krijuar nga shtrati i saj i krijimit, është i pafuqishëm për të gjetur fjalë të mëdha, të vogla apo të bukura e për tja vizatuar saktësisht personalitetin e saj. Me lavdinë e nënës, njeriu i vërtetë merr vlera njerëzore, produktive dhe të madhërishme në jetë. Ajo, si vetvete e vetme njerëzore i ka të gjitha mirësitë e kësaj bote.
Madhështia e nënës si njeri përbën një mrekulli universale njerëzore, e pushtetshme dhe me shumë atribute të papërshkuara. Ajo, me personalitetin e saj ngjall jetë njerëzish, dashuri, respekt e nderim, vëllazërim e miqësi, të cilat marrin vlerat e jetës së vërtetë hyjnore në këtë botë. Me idetë, mendimet dhe bindjet e një nëne produktive, krijon baza të reja për veprime më të mira të brezave që kanë ardhur janë dhe do të vijnë. Ajo qëndron e tillë dhe e pashoqe. Në vetvete është një bartëse e dashurive, mirësive, modeleve dhe virtyteve njerëzore. Ajo dhe ska tjetër. Qenia nënë ka triumfuar mbi çdo krijesë njerëzore. Edhe ne, që jemi bijtë e saj, mbetemi të pafuqishëm edhe në moshën madhore, për ti gjetur fjalët më të bukura të zemrës dhe shpirtit tonë.
Cilësitë e nënës janë të shenjta, sepse ato janë edhe në karakterin tonë të përditshëm, që ju përngjajnë pikërisht atyre si reflektim elitar i saj. Sinteza reale e nënës dhe e vetes tonë janë një dhe vetëm një. Madhështia e kësaj qënie njerëzore nuk qëndron vetëm se krijoi njeriun mashkull dhe femër, të adhurimit të bijve të saj, të dashurisë për ta dhe për jetën e përditshme si një mrekulli hyjnore, por tek ajo janë përmbledhur të gjitha cilësitë morale, që i duhen njeriut gjatë jetës në vazhdim.
Personaliteti i nënës ruan gravitetin e jetës njerëzore, mbjell dashuri dhe lufton urrejtjen, të cilat i kthen në energji të domosdoshme për ekzistencën e njeriut në të gjitha kohërat. Ajo, krijon baza, ide, mendime të reja tek brezat e njerëzve, që kanë ardhur dhe do të vijnë. Në çdo çast, nëna mbetet gjeneratori më i fuqishëm i prodhimit të energjisë njerëzore, mirësive dhe i virtyteve me ideale të njeriut në këtë jetë.
Këto cilësi të saj shkëlqejnë shumë bukur tek portretet e njerëzve të përditshëm si individ komunitet, shoqëri dhe komb. Historia njerëzore nuk do të ekzistonte pa personalitetin e nënës hyjnore, e cila përmblodhi rreth vetes për tja dhënë bijve dhe bijave të saj, të gjitha virtytet më të mira njerëzore, nëpërmjet të të cilëve siguroi zhvillimin e njerëzimit në tërësi, të jetës fizike, shpirtërore, mendore, morale e dashurore.
Njeriun, ajo e mbolli në botën e madhe të realitetit hapësinore, që të rritet, zhvillohet dhe kontribuojë si qenie e ndërgjegjshme, e bindshme të normave, rregullave dhe ligjeve morale njerëzore. E palodhur, e pakursyer, nëna me personalitetin e saj, na mëson se si ti zbatojmë me sukses në këtë udhëtim të shkurtër, lindje-perëndim, të kësaj toke.
Ajo krijoi njeriun, e rriti, e ngjalli e ringjalli, e zgjoi, e rizgjoi formoi karakterin e vërtetë të njeriut, nëpërmjet dijes dhe arsimimit, rriti shkallën e vetëdijes dhe gjykimeve të tij, e futi në rrjedhën e zhvillimit, progresit, mirëqenies dhe qytetërimit modern të gjithëkohshëm.
Nëna, te bijtë e saj, dijen (diturinë), zgjuarsinë dhe vitalitetin e njeriut, e ka vënë në qendër të jetës së saj dhe të njeriut, sepse në këtë mënyrë, sigurohet aftësia dhe vazhdimësia e zhvillimit të gjithanshëm shpirtëror dhe material. Ajo, asnjëherë, nuk e ka shkëputur jetën e saj, nga ajo e individit dhe shoqërisë. Me ekzistencën e saj aktive, janë nxitur, organizuar dhe kombinuar potenciale energjish jetëdhënëse.
Nëna, për njeriun ka qenë dhe vazhdon të jetë e kudo ndodhur, në çaste të gëzuara e të hidhëruara. Gëzimin e ka çuar në qiell, hidhërimin e ka kthyer në forcë shpirtërore. Gjakftohtësinë e ruan si një dashuri graviteti mendor, shpirtëror fizik, sepse ajo është ekzistencë e gjallë dhe e re e ngrohtësisë për vetveten dhe të tjerët. Jeta vazhdon e stë pyet, të merr përpara e të thotë ec, mendo dhe shiko larg pamjet e reja të saj. Jeta kalon me gëzime e mallëngjime, të rrit si një fëmijë me mundime dhe përkujdesje dhe përsëri të thotë, kujdes, kujdes o njeri.
Njeriu nënë, edhe vetë kur ka qenë e re, ka qenë e dëlirë si një fëmijë i parritur, por edhe e ashpër, por edhe çapkëne, por edhe e dashuruar, e pse jo edhe e bukur, e thjeshtë dhe e pastër kristal. Këto i dikton jeta dhe jemi në dorën e saj. Nëna, dikur ka qenë vajzë, u martua dhe bë nënë e një fëmije. Shpirti dhe zemra e saj ndryshoi, u bë më i ndjeshëm dhe hyjnor. Filloi dashuria e pakufishme për veten, fëmijën, bashkëshortin dhe familjen e saj. Tani, i vjen më shumë keq edhe për të tjerët. Nuk e shikon dot një fëmijë tjetër para syve të saj, kur qan për një copë bukë, për një pikë ujë e çdo gjë tjetër. Bota e saj, bëhet shumë e madhe dhe fisnike. Jeta e saj kthehet në kuptimësi, qëllim dhe dashuri. Shpirti dhe mendimi i saj futet shumë thellë në misteret e jetës, në përgjegjësitë individuale e shoqërore, në dashuri e ngushëllim, ekzistencë dhe paqe. Ajo, do të përballet me shumë pengesa dhe vështirësi, por kurrë nuk do