Berisha: Antimafia, shumë shpejt në Kuvend
Kryemsinitri Sali Berisha paralajmëroi kalimin shumë shpejt për miratim në kuvend të atij që njihet si ligji Antimafia. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat Berisha e paraqiti atë si ligj të standarteve më të mira europiane dhe se dëshmon vullnetin e mazhorancës për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organzuar.
Për shkak të bashkëpunimit të ngushtë me Italinë në përpjekjet kundër krimit, ligji është përshtatur me praktikat që fuksionojnë në këtë drejtim në shtetin fqinj. Kryeministri Berisha risolli edhe një herë në vëmendje vizitën pak ditë më parë të Ministrit të Brendëshëm italian Maroni dhe vlerësimin që ai shprehu mbi efiçencën e organeve shqiptare të zbatimit të ligjit.
Krahas garancive që ofron ligji për sigurinë e jetës së qytetarëve dhe stabilitetin e vendit, kryemsinitri e nënvizoi ato edhe për një fakt ndikimin që ka miratimi i tij në procesin e liberalizimit të vizave. Në mbledhjen e grupit kuvendor kryeministri paralajmëroi se 8 dhjetori që përkujton Lëvizjen studentore të Shqipëri do të jetë një festë e madhe si data që shënoi rënien e Murit të Berlinit në vendin tonë. Kryeministri foli gjithashtu për një axhendë të ngjeshur pune për shkak të miratimit të një seri projekligjesh të rëndësishme, një pjesë e konsiderueshme premtime elektorale.