Kualifikohet Barça Bajern e Valencia, Juve mund Çelsin
Barcelona, Valencia, Bajerni janë tashmë të kualifikuara për më tej. Sakaq Juventusi mundi Çelsin, duke komplikuar situatën e bluve të Londrës. Me fitoren e djeshme, Juventusi ka nxjerrë thuajse jashtë Champions-it kampionin e Europës, Çelsin e Roberto di Mateos. Golat e Kualiarelës në pjesën e parë dhe të Vidalit e Xhiovinkos në pjesën e dytë u dhanë fitoren italianëve të cilët ngjiten në kuotën e 9 pikëve, një më pak sesa Shaktar Donetsk, i cili mundi danezët e Nordsjaland. Ndërkohë ra në sy humbja e Mançester Junajtid në fushën e Galatasarajit, por gjithsesi anglezët janë të kualifikuar për më tej. E njëjta gjë u arrit matematikisht dje edhe nga ana e Valencias, Bajernit dhe Barcelonës. Blaugranat fitun 3-0 në “Luzhnikin” e ftohtë të Moskës ndaj Spartakut vendës me dy gola të Lionel Mesit, që arriti në kuotën 80 për vitin 2012. Me këtë sukses, skuadra e Tito Vilanovës u kualifikua për në turin e dytë në Ligës së Kampionëve, ndërsa ka arritur 4 fitore e një humbje. Në tur më herët ishte kualifikuar Mançester Junajtid. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, pasi Dani Alvesh zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të. Mesi shënoi në minutat e 27-të dhe 39-të, ndërsa pjesa e dytë ishte më pak interesante. Tani, numri 10 argjentinas është vetëm 5 gola larg rekordit të një viti kalendarik që mbahet nga Gerd Myler, me 85 gola më 1972-shin. Ndryshimi është se gjermani i ka shënuar 85 golat në vetëm 61 ndeshje, ndërsa Leo do të ketë në dispozicion gjithsej 71 deri në fund të 2012-s. Po ashtu, Mesi arriti në kuotën e 56 golave në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar me Rud Van Nistelroin, ndërsa Raul mbetet rekordmen me 71 gola.
Lila “zhvlerëson” Valencia-Bajern
Fitorja e papritur e Lilës në fushën e Bate Borisovit ka zhvlerësuar në një fare mënyre ndeshjen Valencia-Bajern. Pikë së pari, se Bate Borisov-Lilë u luajt në orën 18:00 dhe së dyti se fitorja e francezëve, të cilët nuk kishin asnjë pikë deri para këtij takimi, kualifikoi për më tej si Valencian edhe Bajernin. Vetëm një fitore ose barazim i Bate Borisovit e mbante këtë skuadër ende në lojë për t’u kualifikuar për më tej në Champions. Në këtë mënyrë takimi i orës 20:45 në “Mestaja”, edhe pse u luajt në një klimë nervozizmi, si rezultat nuk vlente veçse për statistikë.
Champions League
GRUPI A/ Sonte
Dinamo Kiev-Paris SG 20:45
Porto-Dinamo Zagreb 20:45
RENDITJA – Porto 10 PIKË, PSG 9, Dinamo Kiev 4 dhe Dinamo Zagreb 0 pikë.GRUPI B/ Sonte
Arsenal-Montpelie 20:45
Shalke-Olimpiakos 20:45
RENDITJA – Shalke 8 pikë, Arsenal 7, Olimpiakos 6 dhe Montpelie 1 pikë.GRUPI C/ Sonte
Zenit-Malaga 18:00
Anderleht-Milan 20:45
RENDITJA – Malaga 10 pikë, Milan 5, Anderleht 4 dhe Zeniti 3 pikë.GRUPI D/ Sonte
Ajaks-B.Dortmund 20:45
Man.Siti-Real Madrid 20:45
RENDITJA – Dortmund 8 pikë, Real Madrid 7, Ajaks 4 dhe Mançester Siti 2 pikë.GRUPI E/ Mbrëmë
Nordsjaeland-Shaktar 2-5
Nordstrand 24′, Lorentzen 29′/ L.Adriano 26′, 53′, 81′, Uillian 44′, 50′
Juventus-Çelsi 3-0
Kualiarela 38′, Vidal 61′, Xhiovinko 90′
RENDITJA – Shaktar Donetsk 10 pikë,
Juventus 9, Çelsi 7 dhe Nordsjaeland 1 pikë.GRUPI F/ Mbrëmë
BATE Borisov-Lil렠 0-2
Sidibe 14′, Bruno 31′
Valencia-Bajern 1-1
Feghouli 77′/ Myler 82′
RENDITJA – Bajern Mynih 10 pikë, Valencia 10, BATE Borisov 6 dhe Lilë 3 pikë.GRUPI G/ Mbrëmë
Spartak M.-Barcelona 0-3
D.Alves 16′, Mesi 27′, 39′
Benfika-Sëlltik 2-1
Xhon 7′, Garaj 71′/ Samaras 32′
RENDITJA – Barcelona 12 pikë, Sëlltik 7, Benfika 7 dhe Spartak Moskë 3 pikë.GRUPI H/ Mbrëmë
CFR Kluzh-Braga 3-1
Rui Pedro 7′, 15′, 33′/ Alan 17′
Galatasaraj-Mançester 1-0
Jilmaz 54′
RENDITJA – Mançester 12 pikë,
Galatasaraji 7, CFR Kluzh 7
dhe Braga 3 pikë.