Suarez, bashkëlojtari më i mirë

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard beson se Luis Suarez është sulmuesi më i mirë me të cilin ka luajtur së bashku ndonjëherë.
Kapiteni anglez po ashtu thotë se nëse do ta kishte mundësinë, do ta rikthente në Anfield Road mesfushorin spanjoll Xabi Alonso.
“Suarez është absolutisht sulmuesi më i mirë me të cilin kam luajtur. Ndërkaq, Alonso është mesfushori më i mirë që kam luajtur me të, më mungon loja me të”, ka thënë 32 vjeçari.
Gerrard e zgjodhi Suarezin e Alonson para ish bashkëlojtarëve Robbie Fowler, Michael Owen e Fernando Torres, me të cilët kishte luajtur në të kaluarën, por edhe shokun nga përfaqësuesja Wayne Rooney.