Kualifikueset, mister vetëm në Grupin G
Janë zbuluar edhe enigmat e fundit të Ligës së Europës, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në kontinent. Vetëm në Grupin G duhet ende të zgjidhet rebusi, duke qenë se mbrëmë u shty ndeshja mes Sportingut dhe hungarezëve të Videotonit, për shkak të motit shumë të keq në Lisbonë. Ndërkohë Anzhi, Liverpul, Atletiko Madrid, Viktoria Plzen, Fenerbaçe, Mynshegladbah, Bordo, Njukastëll, Steaua Bukuresht, Shtutgart, Dnipro, Napoli, Genk, Bazel, Rubin Kazan, Inter, Lion, Sparta Pragë, Lacio, Totenhem, Metalist, Leverkusen, Hanover dhe Levante kanë siguruar një vend për në raundin e 1/32. Këtyre u shtohen edhe skuadrat që u renditën të tretat në grupet e Kupës së Kampioneve: Dinamo Kiev, Olimpiakos, Zenit, Ajaks, Çelsi, BATE Borisov, Benfika dhe CFR Kluzh. Shorti i Ligës së Europës do të hidhet në Nion të Zvicrës, më datë 20 dhjetor.