E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Etikës, humor me trukimet

Shqipëria renditet e para në Europë për ndeshjet e dyshuara si të trukuara dhe ky konkluzion vjen nga kompania lider në botë për monitorimin e basteve, “Sport Radar”. Në më pak se tri vite, në vendin tonë dyshohen të jenë manipuluar 97 ndeshje, çka e bëri Komisionin e Etikës në FSHF (organin që merret me hetimin e trukimeve) që të kryente një mbledhje jashtë axhendës. Ky organ i pavarur që u mblodh dje në zyrat e FSHF-së, pas një takimi disaorësh mes tyre, vendosi të marrë një vendim të rëndësishëm: të vazhdojë punën…(!) Po, pikërisht kështu. Vendimi i Komisionit të Etikës, i cili duhet të merret me hetimin e trukimeve vendosi që të vazhdonte punën… Ata që prisnin se mund të kishte ndonjë zhvillim ndryshe nga herët e tjera apo ndonjë masë paraprake, janë befasuar nga vendimi i shumëpritur dhe disi komik i Etikës. Kjo tregon në një farë mënyre edhe seriozitetin e këtij komisioni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›