Ja si mund të përballen të mëdhatë në Champions
Më datë 20 dhjetor, në Nion do të hidhet shorti i Ligës së Kampioneve. Ndërkohë që, sipas një llogaritjeje të vogël, po ju tregojmë se si mund të përballen gjashtë nga ekipet më të mëdha të Europës. Falë fitores në Donetsk, Juventusi ka siguruar vendin e parë në grup, dhe tani pret disi më e qetë hedhjen e shortit, edhe pse përballjet e mundshme me skuadrat e mëdha nuk mungojnë. Një ndër këto është Reali i Madridit, por gjatë shortit të Nionit, bardhezinjtë mund të “peshkojnë” Valencian, Porton, Arsenalin, Sëlltikun dhe Gallatasarajin. Rrezikon pak më tepër Milani, i cili mund të përballet me Barcelonën, Mançesterin, Bajernin, Borusian, PSG-në dhe Shalken. Por, edhe gjermanët e Bajernit të Mynihut, pasi e mbyllën të parët Grupin F, rrezikojnë të përballen me kundërshtarë tepër të fortë pas hedhjes së shortit, si Porto, Arsenal, Milan, Real Madrid, Shahtjor, Sëlltik dhe Gallatasaraji. Kryesuesit e Grupit G, pra Barcelona, po pret me padurim të mësojë emrin e skuadrës me të cilën do të përballet në 1/8-at. Fati nuk i ka buzëqeshur aspak Real Madridit, e cila e mbylli në vend të dytë Grupin D. Skuadra më e lehtë në letër për spanjollët është Shalke, por pas tyre vijnë PSG, Juventus, Bajern dhe Mançester Junajtid.
Ibra: Dua “kokën” e Milanit
Ish-futbollistët e Milanit, Tiago Silva dhe Zlatan Ibrahimoviç, mund të përballen në 1/8-at e Ligës së Kampioneve me ish-skuadrën e tyre. Ndërkohë që mbrojtësi brazilian, Tiago Silva, nuk ka preferuar një përballje me Milanin, Zlatan Ibrahimoviç, në rolin e luftëtarit, është gati të përballet me të shkuarën e tij. “Dua kokën e Milanit. Liga e Kampioneve është një kompeticion, i cili më intrigon së tepërmi. Është e vetmja kupë që unë nuk e kam në raftin tim të trofeve. Nuk është se e ëndërroj ta fitoj këtë trofe, por do të ndihesha i plotësuar nëse e fitoj”.
EUROPA LEAGUE
GRUPI A
Jang Bojs-Anzhi 3-1
Udineze-Liverpul 0-1
GRUPI B
Hapoel-Akademika 2-0
Vik.Plzen-Atl.Madrid 1-0
GRUPI C
AEL Limasol-Marsej렠 3-0
Fenerbaçe-Mynshegladbah 0-3
GRUPI D
Maritimo-Klub Bryzh 2-1
Bordo-Njukastëll 2-0
GRUPI E
Shtutgart-Molde 0-1
FC Kopenhagen-Steaua B. 1-1
GRUPI F
Dnipro-AIK Stokholm 4-0
Napoli-PSV 1-3
GRUPI G
Genk-Bazel 0-0
Sporting-Videoton (u shty)
GRUPI H
Inter-Neftçi 2-2
Partizan B.-Rubin Kazan 1-1
GRUPI I
Lion-Ironi Kirjat 2-0
Ath.Bilbao-Sparta Prag렠 0-0
GRUPI J
Maribor-Lacio 1-4
Totenham-Panathinaikos 3-1
GRUPI K
Rapid Vjenë-Metalist 1-0
Leverkusen-Rosenborg 1-0
GRUPI L
Levante-Hanover 2-2
Tuente-Helsingborg 1-3