Enis Gavazaj, provë te Bazeli në Zvicër
Mesfushori i talentuar i Prishtinës dhe Kombëtares U-19 të Shqipërisë, Enis Gavazaj, pritet të udhëtojë drejt Zvicrës, teksa do të testohet te skuadra e Bazelit. Në një prononcim për gazetën kosovare “Zëri”, vetë lojtari është treguar i rezervuar për të dhënë detaje. “Shumë shpejt do të udhëtojë jashtë vendit dhe pas kësaj do të sqarohet gjithçka se ku do të mbetem”,- tha Gavazaj. Talenti kosovar është në shënjestrën e disa klubeve të Kategorisë Superiore në Shqipëri. Flamurtari, Tirana dhe Skënderbeu kërkojnë të afrojnë Gavazajn. Megjithatë, për të ardhmen e tij vendos klubi i Prishtinës, ku dhe lojtari është nën kontratë. Synimi i tij është gjetja e një skuadre jashtë Shqipërisë e Kosovës.