S’ka lajme nga FIFA

Të enjten dhe të premten, në Zurich të Zvicrës, është mbajtur mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Në këtë mbledhje ka qenë e paraparë të shqyrtohet edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që ka të bëjë me legalizimin e transferimeve të futbollistëve kosovarë jashtë vendit nëpërmjet FFK-së.
Në ueb faqen zyrtare të FIFA-s nuk është publikuar asgjë rreth diskutimit për futbollin kosovar në Komitetin Ekzekutiv të saj, por drejtuesit e FFK-së kanë marrë informacione se është folur rreth kërkesës së tyre, derisa ende nuk e dinë a është aprovuar apo jo kërkesa e tyre.
“Në konferencë për media nuk është përmendur Kosova, sepse aty flitet për çështje madhore, si për shembull rreth Kampionatit botëror. Mirëpo, unë kam kontaktuar me drejtorin e Komisionit për Çështje Ligjore të FIFA-s, Marco Villiger, i cili më siguroi se Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka diskutuar rreth Kosovës. Ndërsa gjatë javës që vjen, nëpërmjet një shkrese presim që FIFA të na njoftojë rreth konkluzioneve që ka nxjerrë për ne”, deklaroi për Express sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.
Drejtuesit e futbollit kosovar në muajin nëntor të vitit të kaluar, gjatë takimit që kishin me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, patën parashtruar një varg kërkesash dhe njëra ndër to ka qenë ajo që klubet e huaja t’u paguajnë dëmshpërblime atyre kosovare, nëse ato përforcohen me ndonjë lojtar nga Kosova.
Ditë më parë është mbajtur një mbledhje e Komitetit për Transfere dhe Status të Futbollistëve i FIFA-s dhe atij për Shërbime Ligjore, të cilët kanë konstatuar se kërkesa e FFK-së rreth ligjshmërisë së transferimeve të futbollistëve kosovarë është e drejtë. Andaj, sipas Salihut, ky organ e ka sugjeruar Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s që në mbledhjen e radhës ta shqyrtojë dhe ta aprovojë këtë kërkesë të FFK-së.