Ushtarët homoseksualë përgjegjës për dështimin në Srebrenicë

Bruksel, 19 mars, NOA Një ish-drejtues i
ushtrisë amerikane ka bërë një prej akuzave më të veçanta, në lidhje me dështimin
e misioneve të paqeruajtësve ndërkombëtare në luftërat në Ballkan.
Xhon Shihan,
ish komandanti i NATO-s, gjatë një seancë dëgjimore para Senatit amerikan, ku
po diskutohej propozimi që homoseksualët të pranohen hapur në ushtrinë
amerikane, u shpreh se dështimi i NATO-s në Srebrenicë erdhi si pasojë e
ushtarëve homoseksual në radhët e trupave holandeze.
Zyrtarët hollandezë i kanë hedhur poshtë pretendimet e ish gjeneralit amerikan se, dështimi në Srebrenicën erdhi pjesërisht se në strukturat drejtuese kishte dhe homoseksualë të deklaruar.
NOA