Mbi 50 persona vdesin nga shembja e një shkolle në Haiti
Port-o-Princ Të paktën 50 persona kanë mbetur të vdekur nga shembja e një shkolle fetare në një qytet Haitian. Shkolla ishte e ndërtuar para shumë vitesh në një vend pranë kryeqytetit të Haitit. Sholla “La promesse” u shemb gjatë kohës që aty po zhvillohej mësim, dhe shumica e të vdekurve janë fëmijë, njoftojnë grupet e shpëtimit haitiane.
"Ka 50 të vdekur dhe 124 të plagosur, 20 prej të cilëve në gjendje të rëndë", deklaroi zyrtarja e ekipeve të shpëtimit, Nadia Blachard.
Presidenti i vendit, Rene Preval, deklaroi se shkolla nuk i përmbushte standartet e ndërtimit, ndërkohë që detyra kryesore tani mbetet shpëtimi i personave të tjerë nën rrënoja.