Kuba kundër pavarësisë
Ambasadorja e Kubës në Serbi, Mercedes Martinez-Valdez, gjatë një takimi që ka zhvilluar të martën me zyrtarë të Partisë Demokratike të Serbisë, ka thënë se vendi i saj nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ajo, sipas mediave, ka thënë se duhet të respektohen parimet dhe normat ndërkombëtare të sovranitetit dhe integritetit të shteteve. Në këtë takim, Martinez-Valdez ka folur edhe për domosdoshmërinë e intensifikimit të raporteve mes Serbisë dhe Kubës.