Plani i ri rregullues, Rama vijon konsultimet

Rama eshte ndalur me banoret e njesive bashkiake 4-8-9-11, territor i cili sipas planit te ri do te zhvillohet gjate fazes se pare dhe te dyte.
Sipas planit te ri Koder–Kamza do te kthehet ne kampus dhe zone mikse, ne zonen "Josif Pashko " do te zhvendoset stacioni i trenit, nderkohe qe blloku i magazinave do te shnderrohet ne zone poli-funksionale.
"Te gjithe ata qe e konsiderojne planin te vonuar nuk e kane idene se cfare do te thote te ndertosh nje plan te tille. Qytetet edhe me te zhvilluara e bejne edhe me te gjate sa na eshte dashur ne dhe kjo jo ne kushtet kur na mungonin teresisht te dhenat e domosdoshme per te ndertuar nje plan te tille", u shpreh Rama.
Kinostudio do te jete zone polikulturore me funksione mikse, nje kampus universitar do ngrihet tek reparti ushtarak dhe zona e antibiotikut, pergjate shinave te trenit do te krijohet park dhe do te mundesohet kalimi nentoke i hekurudhes. Keto dhe projekte te tjera do te marrin miratimin e qytetareve gjate konsultimeve me ta.