Kubë, Benedikti XV viziton për herë të parë shtetin komunist
KUBË- Papa Benedikti XVI është nisur për në Kubë, në një vizitë 3-ditore, e para e kreut të kishës katolike në vendin spanjishtfolës në 14 vjet.
Ati i Shenjtë u prit nga presidenti i Kubës, Raul Kastro Ssi dhe entuziazmi i miliona kubanezëve. Pak para arritjes në Kubë, Papa deklaroi se sistemi marksist – komunist në Kubë është i tejkaluar, ndërkohë që i bëri thirrje ubanëve që të ndërtojnë “një shoqëri të re të ripërtrirë”.
Disa orë pas mbërritjes ai e mbajti një meshë të hapur në qytetin Santiago, ndërkohë nuk kanë munguar dhe incidente. Pasi mesha nisi një kubanez brohoriti “Poshtë komunizmi” , ndërkohë që forcat e sigurisë e nxorrën jashtë.
Në vizitën e tij, Papa do të vizitojë edhe manastirin e rrallë të Santiagos së Kubës, konsideruar ëngjëlli mbrojtës i ishullit dhe kishën e Virgjëreshës Bamirëse së El Kobres, e përfshirë midis pasurive më me vlerë të katolicizmit në botë.
Megjithatë, mbi të gjitha pritet me interes fjalimi që do të mbajë në sheshin kryesor të kryeqytetit Havanë dhe nëse do të ketë në këtë fjalim deklarata që do të sulmojnë regjimin.
Zyrtarisht, Benedikti XVI e ka justifikuar udhëtimin e tij në Kubë me përvjetorin e 400-të të zbulimit të ishullit nga ekspeditat spanjolle. Përpara kësaj vizite, Papa ka aluduar se “struktura markiste nuk i përputhet më realitetit”.
(el.me/BalkanWeb)