Kubë, një klerik akuzohet për pedofili
Edhe shteti komunist kubanez i është shtuar listës së shteteve të përfshira në skandalet e pedofilisë së klerit katolik. Pas nisjes së hetimeve në Gjermani, Zvicër, Irlandë e Brazil tashmë është përfshirë edhe një ish-famulltar i cili ka shërbyer në një kishë në Havana. Lajmi njoftohet nga mediat franceze ku thuhet se po hetohet Ernesto Garcia Rubio, i cili deri në vitin 1968 mbante postin e famulltarit në Havana. Pas 1968, vit në të cilin u zbuluan abuzimet e tij seksuale me të mitur, Rubio emigroi në Florida të Shteteve të Bashkuara.
Tashmë ish-kleriku kubanez, është denoncuar nga ana e një prej viktimave të tij dhe e akuzojnë ipeshkvin e SHBA-së se mbulon krimet e tij.
Një skandal tjetër i rëndë u zbulua ditën e mërkurë . Sipas disa burimeve anonime u zbulua se Papa Paolo VI ka pasur informata për abuzimet seksuale të priftërijnve të tij. Ky fakt tronditës mësohet të jetë zbuluar nga një letër që autoriteti i lartë fetar i ka dërguar peshkopit amerikan Gerard M.C. Fitzgerald. Letra është dërguar në vitin 1963.